0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalEkonomi

Komuna e Butelit do të ketë ndërtesë sociale me 312 banesa dhe poliklinikë të re, paralajmëroi Spasovski

Në Komunën e Butelit po ndërtohet ndërtesa më e madhe sociale me 312 banesa, që do të mundësojë kulm mbi kokë për një pjesë të madhe të kategorive të ndjeshme sociale. Punët ndërtimore filluan në mars të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë në mars të vitit 2023. Vlera e objektit është 441,5 milionë denarë, informoi sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë kontrollit në punët ndërtimore në terren.

Shkup, 10 korrik 2020 (MIA) – Në Komunën e Butelit po ndërtohet ndërtesa më e madhe sociale me 312 banesa, që do të mundësojë kulm mbi kokë për një pjesë të madhe të kategorive të ndjeshme sociale. Punët ndërtimore filluan në mars të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë në mars të vitit 2023. Vlera e objektit është 441,5 milionë denarë, informoi sot kryeministri Oliver Spasovski gjatë kontrollit në punët ndërtimore në terren.

Për personat me pengesa janë paraparë banesa adaptuese me qsje adekuate para hyrjeve, si dhe parking të posaçëm.

“Me këto projekte kapitale e kthejmë dinjitetin e qytetarëve me masa sociale për tërheqjen e mijëra qytetarëve tanë nga varfëria me zgjidhje të çështjes banesore të shumë familjeve. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për përforcim të bashkësive të ndjeshme për jetë cilësore dhe aftësi për t’u përballur me pengesat, e tërë kjo me qëllim për mirëqenie më të madhe të qytetarëve. Qeveria ndërmori një pjesë të madhe të obligimeve në komuna, në realizimin e këtyre projekteve me qëllim që ta mbështesë rolin e autoriteteve lokale në përballjen me varfërinë dhe padrejtësinë sociale dhe për krijim të kapaciteteve dhe resurseve në funksion të ndërtimit të kohezionit social. E garantojmë edhe të drejtën e banimit gjatë krizës së shkaktuar nga koronavirusi përmes preventivës së nxjerrjes me dhunë nga banesat me përmbarues apo aktivizim të hipotekave të personave të cilët pësuan dëme financiare”, deklaroi Spasovski.

Ai informoi se në rrjedhë është ndërtimi i ndërtesave sociale edhe në Probishtip, Sveti Nikole., Negotinë dhe Vinicë.

Siç paralajmëroi Kristian Trajkovski, drejtor i SHA në pronësi shtetërore për ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste, për 20 ditë duhet të përfundojnë procedurat për ndërtesat  tek të cilat investues është shteti , ndërsa deri në fund të vitit do të fillojë ndërtimi i planifikuar i të gjitha banesave të planifikuara për kategoritë sociale.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski vlerësoi se ndërtimi i ndërtesës sociale me 312 banesa është shembull për kujdesin e Qeverisë për zgjidhjen e problemeve të kategorive të ndjeshme.

Ndërkaq, siç kumtoi kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Stojkovski, mes tjerash, në zonën e Vizbegut janë dhënë mbi 40 miratime për ndërtim të objekteve afariste, është ndërtuar rrjeti i ujësjellësit në gjatësi prej 13 kilometrave, kanalizimi prej nëntë kilometrave. ab/

blob:https://www.facebook.com/afeba300-4f0c-40aa-b715-a3336ca9514f

Back to top button
Close
Close