0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritEvropëEvropë.PortalKorrespondentë Botë

Kompromisi i BE-së i dobësoi edhe subvencionet edhe kushtet për qeverisjen e së drejtës

Pesë ditë e katër netë negociata të mundimshme sollën kompromis midis 27-të vendeve anëtare, të cilin të gjitha palët e paraqesin si sukses për shtetin e tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Bruksel, 21 korrik 2020 (MIA) – Pesë ditë e katër netë negociata të mundimshme sollën kompromis midis 27-të vendeve anëtare, të cilin të gjitha palët e paraqesin si sukses për shtetin e tyre, njofton korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Nga 750 miliardë euro për Fondin për rimëkëmbje, 390 miliardë do të shkojnë në formë të subvencioneve. Kjo është shumë më pak se ajo që e përfaqësonin Gjermania dhe Franca, të cilat dëshironin 500 miliardë subvencione.

Grupi i vogël i të ashtuquajturve vende “kursimtare”, Holanda, Austria, Suedia, Danimarka dhe Finlanda, arritën të vendosin për uljen e konsiderueshme të shumës së granteve, apo subvencioneve, gjegjësisht vëllimit të parave të cilat de fakto do të thonë borxh i përbashkët i BE-së. Me muaj, “kursimtarët” refuzojnë ndihmë “shumë të madhe” për vendet jugore pa kushtëzim rigoroz me rregulla makrofinanciare dhe buxhetore edhe krahas dëmit të madh ndaj sistemeve shëndetësore të vendeve të Evropës Jugore si Italia dhe Spanja nga pandemia e koronavirusit.

Planet për rimëkëmbjen ekonomike të vendeve anëtare do të jenë lëndë e mbikëqyrjes së rreptë nga Komisioni Evropian, siç këkoi Holanda, në pajtim me rekomandimet të cilat ky institucion i përgatit rregullisht për çdo vend anëtar, gjegjësisht rregullat buxhetore të arta të BE-së për menaxhimin financiar – borxhin, deficitin, reformën në tregun e punës dhe të sistemeve sociale. Holanda gjithashtu në këto negociata arriti të bëjë kthimin më të madh të mjeteve nga buxheti i përbashkët për vete dhe për vendet e tjera “kursimtare”.

Presidenti francez, Emanuel Makron dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel të cilët e iniciuan këtë fond në dukje ambicioz për rikuperim, insistojnë të dëshmojnë se boshti Berlin – Paris është i fuqishëm dhe i bashkuar edhe krahas arritjes së vështirë të kompromisit përfundimtar.

Beteja tjetër e rëndësishme e cila zhvillohej rreth buxhetit dhe fondit për rimëkëmbje ishte ajo për kushtëzimin e ndihmës me rregulla të ashpra për qeverisjen e së drejtës, veçanërisht drejtuar vendeve ku institucionet demokratike janë nën goditje të fuqishme si Hungaria dhe Polonia dhe të cilat janë lëndë e procedurave kundërvajtëse në BE, procedura të cilat stërzgjaten dhe tani për tani nuk kanë dhënë rezultate konkrete. Procedura e nenit shtatë kundër Hungarisë, e votuar nga Parlamenti Evropian është bllokuar në Këshillin e BE-së ku duhet të miratohet në mënyrë unanime.

Propozimi inicues duhej të përmbante mekanizma të qarta me të cilat fondet për ndihmesë do të liroheshin me kusht të respektohen parimet e shtetit ligjor. Kryeministri hungarez, Viktor Orban dje këtë e krahasoi me “metodat sovjetike”.

Kompromisi përfundimtar megjithatë parasheh thjeshtë se shteti ligjor është “i rëndësishëm” për BE-në dhe se interesat financiare të Unionit duhet të mbrohen në pajtim me vlerat dhe parimet e kartave të BE-së. Këshilli premton se do t’i “kthehet çështjes”. Por, qeveria hungareze dhe polake sot në mëngjes u shpallën fitimtare në këto negociata, duke theksuar se e kanë penguar mbikëqyrjen e fuqishme të Brukselit mbi qeverisjen e së drejtës dhe i kanë “mbrojtur” interesat e tyre nacionale. tm/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close