0_Web_AktualeAnalizëBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiMIA Investigon

Kompanitë me pajisje mbrojtëse dhe distancim në prodhimin e produkteve të sigurta të konsumit

Pajisje mbrojtëse për punëtorët në objektet e prodhimit, duke siguruar një distancë prej 1.5 deri në dy metra në mes tyre dhe sipas nevojës në disa ndërrime, janë pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të sjellë nga Qeveria me një dekret, që sipas disa prej kompanive që kemi kontaktuar janë tashmë një rutinë e përditshme në procesin e prodhimit. Ata theksojnë se janë aplikuar të gjitha masat, dhe qëllimi është prodhimi i sigurt dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, të cilat për disa produkte themelore janë rritur.

Shkup, 25 prill 2020 (MIA) – Pajisje mbrojtëse për punëtorët në objektet e prodhimit, duke siguruar një distancë prej 1.5 deri në dy metra në mes tyre dhe sipas nevojës në disa ndërrime, janë pjesë e masave për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të sjellë nga Qeveria me një dekret, që sipas disa prej kompanive që kemi kontaktuar janë tashmë një rutinë e përditshme në procesin e prodhimit. Ata theksojnë se janë aplikuar të gjitha masat, dhe qëllimi është prodhimi i sigurt dhe plotësimi i nevojave të konsumatorëve, të cilat për disa produkte themelore janë rritur.

Sipas rekomandimeve të Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, kompanitë duhet të organizojnë procesin e punës në mënyrë që numri i të punësuarve në reparte të jetë i kufizuar në atë masë sa të ketë një distancë prej 1.5 deri në dy metra në mes të punëtorëve, fabrika e ka të detyrueshme që të sigurojë mjet dezinfektimi të duarve dhe sipërfaqeve të punës, gjatë orarit të punës nga punonjësit të respektohen  masat e përgjithshme të rekomanduara për një nivel më të lartë të higjienës personale dhe të përgjithshme (larja e shpeshtë e duarve dhe dezinfektimi me përdorimin e dezinfektuesve me bazë alkooli). Në të njëjtën kohë, ventilimi ose ajrimi  më i shpeshtë i ambienteve të punës, d.m.th disa herë gjatë ditës dhe nëse është e mundur përmes ventilimit natyral dhe artificial, një herë në javë të dezinfektohen të gjitha ambientet e punës, veçanërisht repartet e prodhimit, nga një shërbim i autorizuar për këtë, në rast të kontaktit të drejtpërdrejtë me një rast të konfirmuar pozitiv me Kovid-19, me ose pa simptoma, personi duhet të izolohet menjëherë dhe të raportohet në Qendrën kompetente për Shëndetin Publik.

Masat parashikojnë shmangien e kontaktit të punonjësve nga repartet gjatë procesit të punës, dhe posaçërisht me personelin administrativ, në rast nevoje për punë administrative, nënshkrimi i dokumenteve të kryhet ekskluzivisht përmes një personi të caktuar i cili mban pajisje personale mbrojtëse, pra një maskë mbrojtëse dhe doreza. Gjithashtu personat përgjegjës për sigurimin e objektit duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse personale, shoferët që shpërndajnë produkte të gatshme, lëndë të para, dokumente, gjithashtu duhet të mbajnë pajisje mbrojtëse personale dhe të mos mbahen  takime dhe kolegiume dhe ato të mbahen përmes telefon ose përmes postës elektronike.

Respektimi i rekomandimeve për organizimin e punës është mbrojtja e shëndetit të punëtorëve, që është një kusht themelor për mbrojtjen e ekonomisë. Qeveria dhe ekonomia kanë të njëjtin qëllim – në kushte kur zbatohen masat dhe aktivitete për t’u mbrojtur dhe për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, në të njëjtën kohë të organizohet edhe puna e kompanive për t’u ballafaquar në mënyrë efektive me pasojat negative. Qeveria u bën apel personave juridikë që në këtë gjendje të jashtëzakonshme të gjithë duhet të tregojmë përgjegjësi dhe se shërbimet e inspektimit janë në terren dhe e ndjekin respektimin e rekomandimeve.

Nga “Zhito Luksi” për MIA-n thonë se si një kompani përgjegjëse, ata ndjekin të gjitha rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe se po zbatojnë masat shtesë të cilat i konsiderojnë të përshtatshme.

“Prioriteti ynë është shëndeti i punonjësve, por edhe gjendja e përgjithshme shëndetësore e qytetarëve dhe kjo është arsyeja pse ne kemi forcuar masat mbrojtëse përmes dezinfektimit të rregullt dhe të rritur të të gjitha fabrikave të prodhimit, ambienteve, si dhe të gjithë flotës tonë të kamionëve. Numri i të punësuarve për ndërrim është zvogëluar dhe lëvizja e tyre ka qenë e kufizuar. Çdo punonjës në prodhim vesh veshje mbrojtëse dhe pajisje mbrojtëse. Procesi i prodhimit është i organizuar të zhvillohet vazhdimisht, në mënyrë që të sigurohet shpërndarja në kohë e produkteve në të gjithë vendin”, theksojnë për MIA-n nga “Zhito Luksi”.

Nga Vitaminka gjithashtu theksojnë se ata kanë reaguar në kohën e duhur dhe se i ndjekin të gjitha rekomandimet që vijnë nga institucionet kompetente.

Reagim në kohë dhe marrjen e masave parandaluese për mbrojtje janë zbatuar edhe në “Bimilk”.

“Situata dhe ndikimi i pandemisë së virusit Kovid19 erdhi si një surprizë e padëshiruar për të gjithë ne dhe askush nuk ishte përgatitur paraprakisht për një krizë të tillë. Sidoqoftë, pas rekomandimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Qeverisë, ne u përgjigjën në kohën e duhur dhe morëm të gjitha masat mbrojtëse parandaluese për punonjësit, përfshirë ata që punojnë në terren, si dhe për partnerët dhe furnitorët duke siguruar pajisje mbrojtëse, fonde dhe respektim të rreptë të procedurave dhe protokolleve. Ne kemi ristrukturuar dhe riorganizuar të gjitha proceset në kompani në mënyrë që të parandalojmë kontaktin fizik dhe nivelin më të lartë të mbrojtjes, në përputhje me natyrën e punës në industrinë e ushqimit”, thonë në një prononcim për MIA-n nga “Bimilk”.

Shërbimet e inspektimit janë në terren dhe kryejnë kontroll për të zbatuar masat dhe rekomandimet e Qeverisë. Informacioni i fundit i ndarë nga Kryetarja e Këshillit të Inspektimit, Magdalena Filipovska Grashkovska, nga 19 marsi deri më 21 prill, janë kryer 33.173 inspektime, nga të cilat 26.569 ishin nga Inspektorati Shtetëror i Tregut. Vlerësimi i përgjithshëm i Inspektoratit të Punës është se shumica e punëdhënësve ndjekin rekomandimet për mbrojtjen e punonjësve të tyre nga koronavirusi.

Në disa nga objektet më të mëdha ushqimore në vend, proceset e prodhimit janë të vazhdueshme dhe përmbushen nevojat e konsumatorëve.

Tre kompanitë “Zhito Luks”, “Vitaminka” dhe “Bi Milk” theksojnë se me përpjekje shtesë ata mbajnë prodhimin vazhdimisht dhe se ato plotësojnë nevojat e konsumatorëve dhe u mundësojnë produkteve të arrijnë në raftet e pikave të shitjes dhe në të njëjtën kohë t’i bëjnë konsumatorët të ndjehen të sigurt se vazhdimisht kanë në dispozicion produktet e domosdoshme ushqimore.

Ata theksojnë se kjo është një sfidë e re me të cilën përballen njerëzit në kompani dhe se ata janë mirënjohës që kanë punonjës të përkushtuar. ”Përgjegjësia shoqërore”,   thonë për MIA-n , që po tregojnë njerëzit tanë, duke gjetur guximin për të punuar shumë dhe në kuadër  të  këtij ambienti stresues për t’i mbajtur konsumatorët të qetë, se ata do t’i gjejnë produktet e tyre të preferuara në dispozicion çdo ditë në tregje dhe në tryezën e familjes është thjesht mahnitëse. Ne prodhojmë produkte ushqimore bazë dhe bëjmë gjithçka që është e nevojshme që produktet tona të gjenden në çdo kohë dhe në sasi të mjaftueshme në pikat e shitjes.

Prodhimi në “Vitaminka” të Prilepit po vazhdon me dinamikën e zakonshme dhe pa ndërprerje.

“Si një kompani me përgjegjësi shoqërore, “Vitaminka” mbetet pranë klientëve të saj. Shërbimet tona të shitjeve janë vazhdimisht në terren, duke ofruar produktet e nevojshme ushqimore në të gjitha vendbanimet në vend. Edhe pse janë në rrezik, ata përpiqen të bëjnë maksimumin për të arritur në çdo pikë shitje në mënyrë që konsumatorët të mos lihen pa produktet e nevojshme gjatë kësaj periudhe. Përndryshe, prodhimi ynë po shkon pa probleme dhe sipas dinamikës së zakonshme. Ne kemi rritur kërkesën për disa produkte themelorë të ushqimit, të tilla si vaji “Brilijan”, supat, kornfleksi, erëzat, pijet me vitamina dhe produktet të tjera”, theksojnë nga Vitaminka për MIA-n.

Në “Bimilk”, me masa mbrojtëse të intensifikuara dhe të rritura prodhimi po vazhdon në mënyrë të vazhdueshme dhe pa ndërprerje.

“I gjithë prodhimi, me masa mbrojtëse të intensifikuar dhe të rritura, po zhvillohet në mënyrë të vazhdueshme dhe pa probleme. Me ndryshimet në organizim dhe rritjen e kapaciteteve logjistike, ne iu jemi përgjigjur me sukses kërkesës së rritur, në mënyrë që produktet tona të jenë në dispozicion kudo dhe në çdo kohë, thonë nga “Bimilk”.

Procesi i kthimit në normalitet njoftohet të fillojë në maj, por vlerësimet janë se nuk do të jetë më si përpara krizës së koronës. Kryeministri Oliver Spasovski theksoi se një plan serioz po përgatitet pas festave të  1 Majit për të filluar procesin e kthimit në normalitet. Ai vlerësoi se kjo nuk do të jetë e shpejtë dhe as menjëherë.

Suzi Koteva Stoimenova

Back to top button
Close
Close