EvropëEvropë.Portal

Kompania e cila merr pjesë në fushatën e Bajdënit – cak i hakerëve, sipas të gjitha gjasave, rusë

"Majkrosoft" kohë më parë paralajmëroi një kompani konsultante që merr pjesë në fushatën parazgjedhore të Xho Bajdënit, kandidat i Partisë demokrate në SHBA në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, se kinse ka qenë cak i hakerëve rusë të cilët kanë punuar me mbështetje të qeverisë në Moskë.

Uashington, 10 shtator 2020 (MIA) – “Majkrosoft” kohë më parë paralajmëroi një kompani konsultante që merr pjesë në fushatën parazgjedhore të Xho Bajdënit, kandidat i Partisë demokrate në SHBA në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, se kinse ka qenë cak i hakerëve rusë të cilët kanë punuar me mbështetje të qeverisë në Moskë.

Sulmet hakerike ndaj rrjeteve kompjuterike të kompanisë së Uashingtonit “SKDK”, të cilat, siç thuhet, ndodhën gjatë dy muajve të kaluar, ishin të pasuksesshme për shkak të mbrojtjes së mirë, por tani për tani nuk ka komente nga palët e prekura.

Duke reaguar ndaj supozimeve për sulme të “hakerëve shtetërorë” rusë ndaj kompanisë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitrij Peskov i përshkroi akuzat si të pakuptimta, ndërsa Rusia edhe më parë i mohoi akuzat se në atë mënyrë është kyçur në mbajtje të zgjedhjeve në vende të tjera. ab/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close