0_Maqedoni.PortalBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomi

Komiteti i Helsinkit ka regjistruar pagesa të K-15 prej 1.000, 500 dhe 100 denarësh

Shumë shpesh punëdhënësit paguajnë shuma të parëndësishme në emër të regresit për pushim vjetor, për çka flasin edhe rastet e dokumentuara të Komitetit të Helsinkit, në të cilat punëdhënësit jo rrallë paguajnë 1000, 500 e madje edhe 100 denarë regres për pushimin vjetor. Rreth shtatë për qind e të gjitha rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtorëve të denoncuara deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kanë të bëjnë pikërisht rastet të cilat lidhen me pagesën e regresit për pushim vjetor.

Shkup, 13 dhjetor 2019 (MIA) – Shumë shpesh punëdhënësit paguajnë shuma të parëndësishme në emër të regresit për pushim vjetor, për çka flasin edhe rastet e dokumentuara të Komitetit të Helsinkit, në të cilat punëdhënësit jo rrallë paguajnë 1000, 500 e madje edhe 100 denarë regres për pushimin vjetor. Rreth shtatë për qind e të gjitha rasteve të shkeljes së të drejtave të punëtorëve të denoncuara deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut kanë të bëjnë pikërisht rastet të cilat lidhen me pagesën e regresit për pushim vjetor.

Këtë e thekson Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut në mendimin juridik lidhur me të drejtën e regresit për pushim vjetor (K-15) me qëllim që më në themel t’i informojë punëtorët rreth realizimit të kësaj të drejte.

Siç informojnë, punëtori ka të drejtë regresi për pushim vjetor në lartësi prej të paktën 40 për qind të kryegjesë. Shuma e regresit përcaktohet sipas kryegjësë e cila vlen në ditën e sjelljes së vendimit për pagesë. Në praktikë kjo do të thotë se nëse një punëtor, i cili të paktën gjashtë muaj të vitit kalendarik ka punuar tek punëdhënësi i njëjtë, në 3 muajt e fundit ka marrë pagë prej 25.220 denarë neto, ka të drejtë për regres për pushimin vjetor prej së paku 10.088 denarë.

Komiteti i Helsinkit thotë se punëdhënësit tek të cilët kanë ndodhur vështirësi në punën, duke e vlerësuar gjendjen ekonomiko – financiare të punëdhënësit, mund të shkojnë nën minimumin e garantuar prej 40 për qind, në pajtim me Marrëveshjen për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes Kolektive për sektorin privat nga sfera e ekonomisë. Kjo është e lejuar vetëm me një konsultim paraprak të obliguar me sindikatën në nivel të degës, gjegjësisht sektorit, që do të thotë se me marrëveshjen e nënshkruar nga punëdhënësi dhe organizata sindikaliste mund të përcaktohet regres për pushim vjetor në shumë më të vogël prej shumës së përcaktuar me këtë marrëveshje kolektive. Tek punëdhënësit në të cilat nuk është formuar sindikatë, marrëveshja nënshkruhet me përfaqësues të zgjedhur prej punëtorëve.

“Ky ndryshim jo rrallë çon drejt keqpërdorimit të këtij paragrafi të nenit 35 të Marrëveshjes kolektive nga punëdhënësit. Kjo është pasojë e mangësive juridike të ndryshimeve dhe plotësimeve të Marrëveshjes kolektive në drejtim të mosekzistimit të kritereve të qarta rreth asaj se si përcaktohet nëse me të vërtetë kanë ekzistuar vështirësi objektive gjatë punës dhe vlerësim i përshtatshëm i madhësisë së problemeve. Ndryshimet dhe plotësimet nuk i rregullojnë as kriteret për vlerësimin e gjendjes ekonomiko-financiare të punëdhënësit dhe as të parashikojnë se kush duhet ta zbatojë procedurën e tillë”, informon Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut.

Situata të tilla mundësojnë që punëdhënësi të jetë e mjaftueshme të dorëzojë llogari përfundimtare në të cilën do të tregojë përfitim më të vogël në vitin kalendarik, në raport me vitin e kaluar, që të dëshmojë se ka pasur vështirësi në punë dhe të paguaj regres më të vogël për pushimin vjetor prej minimumit të paraparë prej 40 për qind të kryegjësë.

“Si rezultat i kësaj, shpesh punëdhënësit paguajnë shuma të parëndësishme në emër të regresit për pushim vjetor, për çka flasin edhe rastet e dokumentuara të Komitetit të Helsinkit, në të cilat punëdhënësit jo rrallë paguajnë 1000, 500 e madje edhe 100 denarë regres për pushim vjetor. Rreth 7 për qind e të gjitha rasteve të shkeljeve të së drejtave të punëtorëve të denoncuara deri tek Komiteti i Helsinkit për të drejta të njeriut ka të bëjë pikërisht me rastet të cilat lidhen me pagesën e regresit për pushim vjetor”, qëndron në mendimin juridik. shk/

 

Back to top button
Close
Close