EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Komisioni Zgjedhor: Lukashenko fitoi 80,23 për qind të votave

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko fitoi 80,23 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme, kumtoi Komisioni Zgjedhor.

Minsk, 10 gusht 2020 (MIA) – Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko fitoi 80,23 për qind të votave në zgjedhjet e djeshme, kumtoi Komisioni Zgjedhor.

Ndërsa, kundërshtarja kryesore e Lukashenkos, Svetlana Tihanovskaja, fitoi 9,9 për qind të votave, tre kandidatët e tjerë fituan më pak se dy për qind.

Tihanovskaja, profesoresha 37-vjeçare e gjuhës angleze, mbrëmë deklaroi se shumica e qytetarëve janë me të.

Të pakënaqur me rezultatet e votimit, mbështetësit e opozitës dolën në rrugë në disa qytete. Protestuesit në qendrën e Minskut hodhën pishtarë dhe gurë drejt policisë, të cilët përdorën gaz lotsjellës kundër tyre. Policia vendosi pika kontrolli rreth Minskut, me qëllim që të parandaloj hyrjen e protestuesve nga qytetet e tjera.

Lukashenko premtoi se do të shuajë çdo protestë. bs/bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close