0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualePolitikë

Komisioni Verifikues i propozoi Kuvendit që t’i verifikojë mandatet e deputetëve të porsazgjedhur

- Komisioni Verifikues, të cilin sot e zgjodhi Kuvendi në mbledhjen e parë konstituive, konstatoi se nuk ka bazë për kontestimin e zgjedhjes së asnjë nga 120 deputetët. Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Verifikues i propozoi Kuvendit që t'i verifikojë mandatet e deputetëve të zgjedhur.

Shkup, 4 gusht 2020 (MIA) – Komisioni Verifikues, të cilin sot e zgjodhi Kuvendi në mbledhjen e parë konstituive, konstatoi se nuk ka bazë për kontestimin e zgjedhjes së asnjë nga 120 deputetët. Sipas nenit 13 të Rregullores së Kuvendit, Komisioni Verifikues i propozoi Kuvendit që t’i verifikojë mandatet e deputetëve të zgjedhur.

Për kryetar të Komisionit, me propozim zë kryetarit të përbërjes së mëparshme Talat Xhaferi, ishte zgjedhur deputetja Jagoda Shahpaska, ndërsa si anëtarë deputetët Izet Mexhiti, Bllagica Llasovska, Sonja Mirakovska dhe Safije Sadiki Shaini.

Komisioni Verifikues në mbledhjen e sotme e shqyrtoi edhe Raportin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) nga zgjedhjet e parakohshme të realizuara për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 15 korrik 2020. Shpjegim për Raportin dha kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Oliver Derkovski.

Komisioni Verifikues, siç tha Shahpaska, konfirmoi se zgjedhjet e parakohshme parlamentare për deputetë në Kuvend janë realizuar në bazë të Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvend, numër 09-1422/1 nga 16 shkurti i vitit 2020 dhe Vendimit për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, numër 09-2094/1 nga 15 qershori i vitit 2020, të miratuara nga kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa në bazë të dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kodit Zgjedhor.

“Zgjedhjet e parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtura më 15 korrik të vitit 2020, i realizuan Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe bordet zgjedhore. Në bazë të procesverbale nga komisionet komunale zgjedhore dhe procesverbaleve nga bordet zgjedhore Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i konfirmoi rezultatet përfundimtare”, tha Shahpaska.

Në bazë të Raportit të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga zgjedhjet e parakohshme të realizuara për deputetë në Kuvend, Komisioni Verifikues konstatoi se nuk ka bazë për kontestim të zgjedhjes së asnjë nga 120 deputetët.

Kuvendi i verifikoi mandatet e deputetëve të sapozgjedhur në Parlament. fc/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close