0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderShoqëri

Komisioni për Sëmundje Infektive me propozim përfundimtar për mësimin, Qeveria duhet të vendosë

Pas konkluzionit të seancës së Qeverisë të martën  Plani i MASH-it për vitin shkollor 2020/2021 të shqyrtohet me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe ajo ta japë mendimin  për modelin e mësimit, Komisioni dje në mbledhje solli propozim përfundimtar i cili tani do të duhet të shqyrtohet  nga Qeveria dhe ajo ta sjellë vendimin se si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori.

Shkup, 14 gusht 2020 (MIA) – Pas konkluzionit të seancës së Qeverisë të martën  Plani i MASH-it për vitin shkollor 2020/2021 të shqyrtohet me Komisionin për Sëmundje Infektive dhe ajo ta japë mendimin  për modelin e mësimit, Komisioni dje në mbledhje solli propozim përfundimtar i cili tani do të duhet të shqyrtohet  nga Qeveria dhe ajo ta sjellë vendimin se si do të punojnë shkollat nga 1 shtatori.

Propozimi është viti shkollor të fillojë onlajn, me dy përjashtime – i pari është për nxënësit e klasës së parë deri në të tretë, për të cilët propozohet  mësimin ta ndjekin me prani fizike,  duke e marrë parasysh  aspektin socioemocionues dhe moshën e tyre, ndërsa përjashtimi i dytë janë shkollat me numër të vogël të nxënësve në paralele – mësimin ta organizojnë  me prani në klasa  nëse atë e lejon gjendja epidemiologjike.

Zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës Elizabeta Naumovska paradite  për MIA-n deklaroi se Shtabi koordinues i krizave nga MASH  ka kërkuar t’i riaftësojë  protokollet për modelet e mësimit në bazë të propozimit  të Komisionit dhe të dorëzojë të dhëna se sa shkolla janë me numër më të vogël të nxënësve, të cilat mund të organizojnë  mësim me  prani fizike, në cilat komuna gjenden, kushtet e tyre hapësinore etj. Naumovska tha se grupet e punës  në MASH janë në komunikim  me Shtabin dhe prejse protokollet do të harmonizohen  me propozimin e Komisionit, ai do të vendoset në rend dite  të seancës së Qeverisë, me siguri javën e ardhshme.

Ministri Arbër Ademi, i cili është në qëndrimin se shkollat duhet të hapen gjithkund ku gjendja e virusit është stabile,  konsideron se  propozimi i Komisionit për Sëmundje Infektive është kompromis  në dy pikpamje të ndryshme – qëndrimi i MASH për praninë fizike dhe qëndrimi i autoriteteve shëndetësore – mësim nga distanca. Sipas tij, propozimi i Komisionit është drejtim i mirë për gjetjen e modelit më adekuat  për mësim.

Tre modelet që i përmban plani i MASH-it janë: mësim me prani fizike me masa për mbrojtje – maska dhe distancë prej të paktën 1,5 metra mes nxënësve në klasa,  mësim nga distanca ose onlajn dhe mësim i kombinuar – para se gjithash për shkollat me numër të madh të nxënësve. Modeli i kombinuar parashikon  nxënësit  të ndahen në grupe më të vogla – njëri grup i cili mund ta ndjek mësimin  me prani fizike një javë, ndërsa në të njëjtën kohë grupi tjetër i nxënësve, si dhe të sëmurët kronik, mund ta ndjekin onlajn orën. Nëse është e pamundur në kohë reale, atëherë mësimet  e ditës do të incizohen dhe do të shpërndahen me atë grup të nxënësve përmes platformës për mësim.

Propozim-protokollet e përgatitura kanë udhëzime konkrete për kushte dhe situata të ndryshme, për numrin e nxënësve në paralele, shkurtim të orëve të mësimit (propozimi  është prej 40 në 30 minuta në shkollat fillore, përkatësisht prej 45 në 35 minuta në shkollat e mesme) etj.

Në konferencë shtypi para dy ditësh Ademi tha se  është i mundur anulimi i fillimit të vitit shkollor për atë se cili model që do të zgjidhet, duhet të bëhen ndryshime  në ligjet për arsim fillor dhe të mesëm, ndërsa për atë nevojitet Kuvend funksional. sa/

Back to top button
Close
Close