EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Komisioni Evropian propozon instrument të ri për ndihmë të firmave të prekura nga Kovid-19

- Komisioni Evropian sot paralajmëroi program për orar të shkurtuar të punës, për të cilin do të garantojnë vendet anëtare, ndërsa i cili do t'iu ndihmojë firmave në shtetet më rëndë të prekura që t'i mbajnë punëtorët. Instrumenti hollësisht do të prezantohet deri në fund të javës, ndërsa është menduar me qëllim që t'i dekurajojë firmat që t'i largojnë punëtorët.

Bruksel, 1 prill 2020 (MIA) – Komisioni Evropian sot paralajmëroi program për orar të shkurtuar të punës, për të cilin do të garantojnë vendet anëtare, ndërsa i cili do t’iu ndihmojë firmave në shtetet më rëndë të prekura që t’i mbajnë punëtorët. Instrumenti hollësisht do të prezantohet deri në fund të javës, ndërsa është menduar me qëllim që t’i dekurajojë firmat që t’i largojnë punëtorët.

“Ky është solidaritet evropian në vepër.Për Italinë,Spanjën dhe të tjerat. Kjo është për të ardhmen e Evropës,tha kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen për instrumentin e ri të quajtur Shur.  (Sure).

Bëhet fjalë për instrument, të cilin e kanë përdoruar disa anëtare të BE-së gjatë krizës financiare në vitin 2008, siç ishte programi gjerman Kurcarbajt. Sipas atij modeli, shteti paguante një pjesë të pagës së punëtorit, që iu mundësoi kompanive që t’i mbajnë punëtorët dhe t’i ulin shpenzimet gjatë krizës. Për momentin nuk ka hollësi për atë se prej ku do të merren mjete për këtë instrument.

“Ideja është e thjeshtë. Nëse nuk keni dërgesa dhe kompanitë nuk kanë punë për shkak të goditjes së përkohshme, ato nuk largojnë punëtorë,por mbeten të punësuar edhe pse ka më pak punë. Në kohën e lirë, punëtorët do të mund të mësojnë, për shembull, aftësi të reja, të cilat do të jenë në interes edhe për ata edhe për kompaninë”, sqaron kryetarja e Komisionit Evropian.

Ajo sqaroi se ky është mësim i mësuar nga kriza financiare, kur vendet anëtare të cilat kishin instrument të tillë iu kanë ndihmuar miliona njerëzve që ta ruajnë punën, ndërsa kompanitë tejkalojnë  krizën.

“Kjo i zbuti pasojat nga recesioni, i mbajti njerëzit në punë dhe iu mundësoi kompanive që të kthehen në treg me fuqi të re”, potencoi Fon der Lajen.

Pasi kriza me pandeminë të përfundojë dhe hiqen kufizimet për lëvizje, punëtorët do të mund të kthehen në orarin e plotë të punës.

Shefja e Komisionit Evropian shtoi se programi do të mundësojë pagë për punëtorët gjatë krizës që të mund të paguajnë qira dhe të bëjnë atë për çka kanë nevojë”, ndërsa e gjithë kjo do të ndikojë në ekonomi. fc/

Back to top button
Close
Close