0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Komisioni evropian i dënon ashpër kërcënimet ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli

Çdo sulm ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. Gazetarët duhet të kenë mundësi ta punojnë punën e tyre të liruar nga dhuna, shqetësimi dhe frikësimi, reagon sot Komisioni evropian në kumtesën me shkrim, me rastin e sulmeve verbale dhe fjalorin urrejtës në mediumet sociale ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Tanja Milevska.

Shkup, 13 korrik 2020 (MIA) – Çdo sulm ndaj gazetarëve është i papranueshëm dhe duhet të dënohet. Gazetarët duhet të kenë mundësi ta punojnë punën e tyre të liruar nga dhuna, shqetësimi dhe frikësimi, reagon sot Komisioni evropian në kumtesën me shkrim, me rastin e sulmeve verbale dhe fjalorin urrejtës në mediumet sociale ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Tanja Milevska.

“Liria e mediumeve është gru themel i demokracisë dhe është në ADN-në e Evropës. Demokracia nuk mund të funksionojë pa mediume të lira dhe të pavarura, ndërsa respektimi i lirisë së të shprehurit është me rëndësi thelbësore”, nënvizon KE-ja.

Më tej, Eurokomisioni shfaq pritje se institucionet relevante do t’i hetojnë të gjitha rastet e dhunës fizike dhe verbale ndaj gazetarëve.

Paraprakisht Shoqata e gazetarëve (SHGM), Sindikata e pavarur e gazetarëve dhe punonjësve medial (SPGPM) dhe Këshilli për etikë të mediumeve në Maqedoni (KEMM) reaguan mjaft ashpër ndaj fjalorit urrejtës dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta për jetë, drejtuar përmes rrjetit social Tuiter ndaj korrespondentes së MIA-s nga Brukseli, Milevska.

“Si organizata të gazetarëve cekim faktin se edhe fjalori urrejtës dhe kërcënimet e këtilla të drejtpërdrejta janë përfshirë me Kodin penal, me çka është detyrë e institucioneve, fillimisht e MPB-së dhe e Prokurorisë publike, urgjentisht t’i hetojnë dhe procesojnë”, theksuan nga SHGM, SPGPM dhe KEMM. ab/

 

Таг
Back to top button
Close
Close