Korrespondentë MKDLajme nga komunat

Kombinati i tekstilit “Teteks” e ndërpreu prodhimtarinë

Që sot nuk ka prodhimtari në kombinatin më të njohur të leshit "Todor Cipovski-Merxhan" në Tetovë, i njohur si "Teteks". Pas njësisë së fundit të punës së ish-gjigantit, fabrika "Konfeksioni" e ndërpreu punën.

Tetovë, 10 shkurt 2020 (MIA) – Që sot nuk ka prodhimtari në kombinatin më të njohur të leshit “Todor Cipovski-Merxhan” në Tetovë, i njohur si “Teteks”. Pas njësisë së fundit të punës së ish-gjigantit, fabrika “Konfeksioni” e ndërpreu punën.

Që nesër edhe 140 punëtorët e fundit në Konfeksion do të regjistrohen në Agjencinë e Punësimit si të papunë. Sipas Lupço Radovski, nga organizata sindikaliste, të gjithë 140 punëtorët të cilët deri më tani kanë punuar në konfeksion do të dëmshpërblehen në njëfarë mënyre.

“Janë paraparë shtatë të ardhura personale për ata punonjës të cilët i kanë mbi 25 vite stazh pune, ndërsa për të tjerët varësisht stazhit. Ata të cilët janë para pensionit do të jenë 18 muaj nën Entin e Punësimit, ndërsa të tjerët do të jenë deri në një vit”, shtoi Radovski.

Kombinati “Teteks” filloi me punë në vitin 1951. Në vitin 1986 e shënoi punësimin më të madh prej 8.800 punëtorësh. Kombinati përbëhej prej fabrikave në të cilat zbatohet i gjithë procesi i përpunimit – leshi, konfeksion, trikotazh dhe të tjera. as/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close