BotëBotë.Portal

Kombet e Bashkuara të shqetësuara për emigrantët në det

- Disa agjenci të Kombeve të Bashkuara shfaqën shqetësim për shkak të mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të cilët gjenden në det në Gjirin e Bengalit dhe në Detin Andaman.

Nju-Jork, 6 maj 2020 (MIA) – Disa agjenci të Kombeve të Bashkuara shfaqën shqetësim për shkak të mijëra refugjatëve dhe emigrantëve të cilët gjenden në det në Gjirin e Bengalit dhe në Detin Andaman.

Agjencitë theksojnë se pandemia me Kovid-19 ka kontribuuar për kontroll plotësues të kufijve por se masat nuk duhet t’i pengojnë njerëzit që të kërkojnë azil ose të jenë të detyruar që të kthehen në shtetet e tyre, ku po përballen me rrezik jete.

Në kumtesën e përbashkët të UNHCR-së, IOM-it dhe UNODC-së theksohet shqetësimi për shkak të asaj se anije të stërmbushura me gra, burra dhe fëmijë nuk mund të arrijnë në breg dhe nuk kanë qasje në ushqim, ujë dhe kujdes shëndetësor. fc/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close