BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Komanda ushtarake e NATO-s në Evropë përfshihet në përpjekjet për parandalimin e Kovid-19

Komanda ushtarake e NATO-s në Evropë do të bashkëngjitet në përpjekjet për parandalimin e epidemisë nga Kovid-19. Këtë e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm me video lidhje të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

Bruksel, 2 prill 2020 (MIA) – Komanda ushtarake e NATO-s në Evropë do të bashkëngjitet në përpjekjet për parandalimin e epidemisë nga Kovid-19. Këtë e kumtoi sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg pas takimit të sotëm me video lidhje të ministrave të punëve të jashtme të NATO-s.

Ai saktësoi se komanda në Mons do ta koordinojë risistemimin e mjeteve mbrojtëse.

Stoltenberg sqaroi se epidemia prek shumë shtete nga pakti në periudha të ndryshme, ashtu që është e mundur bartje e pajisjes. Është paraparë komanda ushtarake të pranojë dhe të procedojë kërkesa për ndihmë, ndërsa tani për tani pritet se ajo kryesisht do të ndihmojë në sigurimin e transportit të materialeve mjekësore.

Gatishmëria luftarake e NATO-s nuk është rrezikuar nga epidemia, ka thënë Stoltenberg. Ai shtoi se ka të infektuar me Kovid-19 në Aleancë.

Sekretari i përgjithshëm paralajmëroi se ministrat e mbrojtjes të NATO-s do të mblidhen në mënyrë të jashtëzakonshme në mes të muajit prill që të vlerësojnë nëse veprimet e ndërmarra kundër epidemisë japin rezultat. Ai shtoi se NATO-ja fillon ta vlerësojë ndikimin afatmesëm dhe afatgjatë të epidemisë.

Ministrat sot e konfirmuan vendimin e NATO-s për marrjen e trajnimit të forcave irakiane të sigurimit nga koalicioni ndërkombëtar kundër SHI-së. Stoltenberg tha se kjo lëvizje është ndërmarrë në koordinim me qeverinë në Bagdad.

Në takimin e sotëm u konfirmua edhe vendimi për uljen e forcave të NATO-s në Afganistan të 12.000 ushtarëve deri në verë. Sipas Stoltengerb, kufizimi i mëtutjeshëm i pranisë së Aleancës në atë shtet do të veprojë dhe do të varet nga avancimi i negociatave me talebanët. fb/

 

Back to top button
Close
Close