0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeIntervistëMIA InvestigonPartitë politikePolitikëZgjedhje parlamentare 2020

Kolev për MIA-n: UDQ ka program të qartë, të shkurtër dhe konciz, qëllimi është ndryshimi në shoqëri përmes shembullit personal

Reforma në administratë, ndryshim i modelit zgjedhor përmes vendosjes së një Njësie zgjedhore me lista të hapura, ulja e numrit të deputetëve, shkurtimi i shpenzimeve joproduktive publike, ndërsa investimi në prioritetet bazë për një shoqëri- arsim dhe shëndetësi janë prioritetet kyçe që i prezanton Unioni Demokratik Qytetar (UDQ) në këtë fushatë parazgjedhore.

Shkup, 4 korrik 2020 (MIA) – Reforma në administratë, ndryshim i modelit zgjedhor përmes vendosjes së një Njësie zgjedhore me lista të hapura, ulja e numrit të deputetëve, shkurtimi i shpenzimeve joproduktive publike, ndërsa investimi në prioritetet bazë për një shoqëri- arsim dhe shëndetësi janë prioritetet kyçe që i prezanton Unioni Demokratik Qytetar (UDQ) në këtë fushatë parazgjedhore.

Kryetari i kësaj partie, Petar Kolev në intervistën për MIA-n ka thënë se nëse nuk mbisundon e drejta dhe drejtësia, nuk ka as rend e as prosperitetet. Më se e qartë, sipas tij është se shoqëria në Maqedoni ka problem serioz me sundimin e së drejtës, ndërsa UDQ, siç thotë, Kolev në intervistë, një pjesë të madhe të fokusit të saj e orienton në reformat e sistemit gjyqësor.

Dalja e BDI-së me moton kryeministër të parë shqiptar, sipas Kolevit është model i konfrontimit etnik, për të cilën nuk beson se BDI do të merr mbështetje. Kolev është decid se UDQ nuk do të merr pjesë në Qeveri me BDI-në.

“Ne në Qeveri ku merr pjesë BDI nuk do të marrin pjesë. Jo për shkak të asaj se kanë kandidat për kryeministër shqiptar, por për atë se këto 20 vite sa janë në skenë politike, një pjesë e madhe e kuadrove të tyre kanë qenë pjesë e skemave korruptive në shtet dhe nuk pamë asnjë kuadër të tyre të bart ndonjë përgjegjësi. Nëse gabon dhe nëse bën diçka që është jashtë ligjit dhe rregullave, do të ishte e rrugës me përgjegjësi të ndalosh para kombit dhe të bartësh përgjegjësi”, ka thënë Kolev.

I pyetur se si e vlerëson marrëveshjen për fqinjësi të mirë me Bullgarinë, Kolev është përgjigjur se beson në këto marrëdhënie të Maqedonisë më gjithë fqinjët, por nëse u përmbahen parimeve të barazisë. Siç i respektojmë ne ata, edhe ata të na respektojnë neve.

“Unë besoj në marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore me gjithë fqinjët: Greqi, Bullgari, Shqipëri, Kosovë, Serbi, Kroaci ose finjët tanë më të largët. Por në një parim të barazisë. Nëse ne me të vërtetë respektohemi me Sofjen zyrtare, atëherë duhet të respektohemi në mënyrë të barabartë”, ka thënë ai.

Në zgjedhjet vijuese, UDQ siç konsideron Kolev ka pritje reale dhe serioze në disa Njësi zgjedhore. Por shpjegon se qëllimi nuk është vetëm të jenë pjesë e strukturës qeveritare, por të shkaktojnë ndryshim në shoqëri përmes shembullit personal. fab/

 

 

Таг
Back to top button
Close
Close