0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - SllajderKronikëKronikë.PortalMakedonija.SlajderShoqëri

Kokaina e konfiskuar në Krushopek, një pjesë prej 1,3 tonësh me origjinë nga Kolumbia si destinacion final kishte Koperin, Slloveni

Për aksionin policor që u zhvillua mbrëmë në fshatin Krushopek, në Saraj të Shkupit, me ç'rast është konfiskuar një kilogram prej gjithsej 1,3 tonë kokainë dërgesë e kontrolluar, në një depo me fruta - banane, informacione më të thukëta priten nga pres konferenca e paralajmëruar për në orën 12:30 nga MPB-ja, ndërsa më vonë edhe nga PTHP-ja.

Shkup, 19 shkurt 2020 (MIA) – Për aksionin policor që u zhvillua mbrëmë në fshatin Krushopek, në Saraj të Shkupit, me ç’rast është konfiskuar një kilogram prej gjithsej 1,3 tonë kokainë dërgesë e kontrolluar, në një depo me fruta – banane, informacione më të thukëta priten nga pres konferenca e paralajmëruar për në orën 12:30 nga MPB-ja, ndërsa më vonë edhe nga PTHP-ja.

Në ndërkohë, mediat në vend, por edhe në rajon – Shqipëria, Serbia, Sllovenia, publikojnë se droga me origjinë nga Kolumbia është konfiskuar në një depo me fruta – banane në fshatin Krushopek, në Saraj të Shkupit, ku janë sjellë me tre kamionë.

Me udhëzimin e prokurorit publik dhe me urdhër të gjykatësit të procedurës paraprake, janë arrestuar shoferët e kamionëve dhe pronari i depos, ndërsa në kërkim janë edhe persona të tjerë.

Importues i bananeve në shtetin tonë është kompania “Vaneks” nga Krushopeki. Dërgesa prej 124 tonë banane është ngarkuar nga porti meksikan Verakruz, me çka janë paguar 40.460 dollarë amerikanë.

Në operacionin, e filluar para tre muajve, sipas burimeve të MPB-së, përveç policisë së Maqedonisë janë përfshirë edhe policia italiane dhe malazeze, si dhe ajo amerikane DEA.

Siç publikuan mediat në Shqipëri dhe Serbi, bëhet fjalë për kanal kontrabandimi përmes së cilit është dashur 1,3 tonë kokainë të dërgohen drejt në Slloveni dhe prej atje për në vendet evropiane.

Ruta përmes së cilës është kontrabanduar kokaina, me origjinë nga Kolumbia, ka qenë Mali i Zi – Shqipëria, përmes vendkalimit kufitar Qafthanë.

Kamioni me kokainë në Shkodër është pritur me “nderime” dhe është dërguar në Pogradec, publikoi në profilin e tij në Fejsbuk gazetari i njohur nga Shqipëria, Artan Hoxha.

“Kamioni me 1,3 tonë kokainë me “nderime” është pritur në doganën Hani i Hotit në Shkodër dhe është dërguar me “nderime” në doganën në Qafthanë – Pogradec, që më pas të arrestohen dy shoferë dhe pronari i depos në një fshat në Maqedoninë e Veriut”, shkruan gazetari Hoxha, duke e komentuar aksionin më të ri të policisë së Maqedonisë në fshatin Krushopek.

Në mënyrë plotësuese ai si dilemë e shtron pyetjen nëse ky aksion i ngjan atij me kontejnerin kur në Maminas, afër Durrësit, në mars të vitit 2018, janë konfiskuar 613 kilogramë kokainë kur u arrestuan dy shoferë dhe një punonjës në një depo për banane.

Të paktën tre të arrestuar deri më tani nga aksioni policor në Krushopek, Saraj, për kapjen e 1.3 tonë kokainë, publikoi gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha e cila ka siguruar ekskluzivisht edhe foton e kamionit të ngarkuar me banane, që kishte hyrë nga Mali i Zi e që më pas doli nga dogana e Qafë Thanës për në Maqedoni.

Në këtë aksion të mirëorganizuar, publikoi “Top channel” kanë qenë në dijeni të ngarkesës policia italiane si dhe ajo shqiptare që kanë marrë pjesë në aksion ndërsa në aksionin policor të zhvilluar në Krushopek të Sarajit ka marrë pjesë edhe drejtoria shqiptare kundër krimit të organizuar.

“Informacionet e para thonë se kokaina fillimisht ka ardhur nga Amerika në Bar (Mal i Zi) e duhej të përfundonte në Koper (Slloveni). Për arsye të panjohura për momentin, destinacioni është ndryshuar dhe kokaina ka përfunduar në Krushopek. “Top Channel” mëson se kur ka hyrë në Shqipëri, policia e ka vrojtuar, në rast se kokaina do shkarkohej në vend. Kamioni ishte me targa të Maqedonisë së Veriut ndërsa në Shqipëri nuk ka ndaluar”, publikoi kjo media.

Informacionin për aksionin policor mbrëmë e konfirmoi edhe ministri i Punëve të Brendshme, Naqe Çulev i cili në Fejsbuk publikoi se “MPB në këtë moment ka ndërmarrë spektër të gjerë të masave operative dhe aktiviteteve”.

“Me udhëzime nga prokurori publik dhe me urdhër të gjykatësit në procedurë paraprake, po kryhen bastisje në rajonin e fshatit Krushopek në afërsi të Shkupit për shkak të trafikimit ilegal me drogë. I gjithë kapaciteti i Ministrisë së Punëve të Brendshme është vendosur në mbrojtje të qytetarëve dhe sigurisë së shtetit, shkroi Çulev dhe më shumë informacione paralajmëroi për sot. shk/

Foto: Top Channel

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close