BallkanBallkan.PortalKorrespondentë BotëSvet.Slajder

“Koha”: Publikimi i Thaçit në Tuiter ka bllokuar njohjen e Kosovës nga Xhamajka

Publikimi përmes rrjetit social Tuiter nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ka marr informacion nga ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës, i kushtoi Republikës së Kosovës me bllokimin e njohjes së pavarësisë nga ky shtet, njoftuan mediat e grupacionit "Koha".

Prishtinë, 21 shkurt 2020 (MIA) – Publikimi përmes rrjetit social Tuiter nga ana e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi se ka marr informacion nga ambasadorja e Kosovës në SHBA Vlora Çitaku për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga shteti i Xhamajkës, i kushtoi Republikës së Kosovës me bllokimin e njohjes së pavarësisë nga ky shtet, njoftuan mediat e grupacionit “Koha”.

Siç transmeton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, “Koha” konfirmon se ka njohuri për komunikimin e brendshëm mes Ambasadës në SHBA dhe institucioneve të Kosovës, në të cilën Çitaku u sugjeron autoriteteve në Prishtinë të mos e publikojnë informacionin para se të marrin notë verbale nga Kingstoni zyrtar.

“Për publikim është mirë të presim notë verbale”, thuhet në shkrimin nga Uashingtoni deri tek kabineti i Thaçit dhe Ministria e Punëve të Jashtme.

Krahas kësaj, disa orë më vonë presidenti i Kosovës ka shpërfillur këtë kërkesë dhe publikoi lajmin në Tuiter, gjë që nxiti reagimin e autoriteteve xhamajkane.

“Siç mësohet, Serbia me të parë situatën se ekziston mundësia e njohjes, ka reaguar ndaj Xhamajkës, duke arritur të ndikojë në autoritetet atje për të ndalur procesin”, shkruan “Koha”.

Pasoi reagimi nga ana e ministres së Punëve të Jashtme të Xhamajkës Kamina J. Smith e cila sot e demantoi publikimin e djeshëm të Thaçit dhe në Tuiterin e saj shkroi “se deri tash Xhamajka nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovën”.

Pas demantit të Smith pati reagime të shumta në Kosovë, me kërkesë për dorëheqjen e Çitakut dhe përgjegjësi për ata që publikuan informacionin e pavërtetë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili është një nga zyrtarët e shumtë shtetërorë dhe politikë që dje shprehen kënaqësinë dhe falënderimin deri tek Xhamajka për njohjen, sot nëpërmjet profilit të tij në Fejsbuk porositi se, pas shqyrtimit të situatës, shumë shpejt do të ndërmarrë veprime në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

Thaçi, menjëherë pas publikimit të Smith, përgjegjësinë e hodhi mbi Çitakun, nga e cila, siç shkroi në Fejsbuk, e ka marrë informacionin. Më vonë, pas manifestimit në nder të heroit të Kosovës Shaban Polluzha, refuzoi të përgjigjet në pyetjet e gazetarëve në lidhje me ngjarjen. bs/

Back to top button
Close
Close