0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëVideo

Koha përfundimtare është për një hap përpara, porositi Dimitrov nga paneli për Ballkanin Perëndimor në Davos

Koha përfundimtare është Maqedonia e Veriut të bëjë një hap para  në rrugën e saj evropiane - hapje të  negociatave inkuadruese të merituara me BE-në, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nga Davos, ku ka marrë pjesë në panelin me temën "Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor", i cili mbahet  në suaza të Forumit ekonomik botëror.

Shkup, 21 janar 2020 (MIA) – Koha përfundimtare është Maqedonia e Veriut të bëjë një hap para  në rrugën e saj evropiane – hapje të  negociatave inkuadruese të merituara me BE-në, porositi sot shefi i diplomacisë Nikolla Dimitrov nga Davos, ku ka marrë pjesë në panelin me temën “Dialogu diplomatik për Ballkanin Perëndimor”, i cili mbahet  në suaza të Forumit ekonomik botëror.

“Sjellja e shumëpritur e vendimit gjatë kryesimit kroat para Samitit në Zagreb është në interes jo vetëm të vendit dhe rajonit, por edhe për vetë BE-në dhe kredibilitetin  e perspektivës evropiane”, tha ministri i Punëve të Jashtme, i cili mori pjesë në panelin përkushtuar “Dialogut strategjik për vendet e Ballkanit Perëndimor”, si një nga nismat kryesore të agjendës  në forumin e sivjetëm.

Dimitrov theksoi se në ndërkohë është e mirëseardhur  çdo ide e cila do të kontribuojë për fillim më të shpejtë  të negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në dhe e cila do t’i bëjë negociatat më efikase, më të ashpra dhe më korrekte, më kredibile dhe thelbësore.

Në forumin e sivjetëm i cili filloi sot, ndërsa përfundon të premten priten gjithsej 3.000 biznesmenë, politikanë dhe funksionarë tjerë nga 118 vende.

Me panelin ka moderuar Borge Brende, kryetar i forumit ekonomik botëror, ndërsa bashkë-kryesues ishte Mirosllav Lajçak, MPJ e Sllovakisë. Midis pjesëmarrësve ndërsa në përbërje të mysafirëve special të ftuar ishin Bojko Borisov, kryeministër i Bullgarisë, Suma Çakrabati, kryetar i Bankës evropiane për rindërtim dhe zhvillim, Kristalina Georgieva, drejtoreshë menaxhuese e FMN-së, Andrej Plenkoviq, kryeministër i Kroacisë, Marjan Sharec, kryeministër i Sllovenisë, Aleksandar Vuçiq, president i Serbisë dhe Hashim Thaçi, president i Kosovës.

Midis pjesëmarrësve tjerë ishin edhe Tomas Greminger, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së, An Linde, ministre e Punëve të Jashtme të Suedisë, Mevlut Çaushoglu shef i diplomacisë turke, si dhe një numër i madh i drejtorëve ekzekutiv të kompanive të njohura  botërore dhe udhëheqëse.

Paneli për Ballkanin Perëndimor është zhvilluar në dy pjesë,  njëri përkushtuar ngjarjeve politike në vendet e rajonit dhe pritjet për vitin 2020  dhe e dyta  pjesë me fokus në nxitjen e rritjes ekonomike në vendet e rajonit.

Në margjinat e Forumit Dimitrov kishte takime të shkurtëra me kryeministrat e Republikës së Bullgarisë dhe Republikës së Kroacisë.

Në takim me kryeministrin bullgar Bojko Borisov është biseduar për marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në kontekst të ndërtimit të miqësisë në bazë të mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë  ndaj brengave të fqiut.

Kryeministri Bojko Borisov edhe njëherë e konfirmoi mbështetjen e Bullgarisë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në.

Në bisedë me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq ministri Dimitrov e falënderoi atë personalisht, por edhe Kroacinë  në cilësi të vendit kryesues me Këshillin e BE-së, për mbështetje aktive në procesin eurointegrues të Maqedonisë së Veriut, duke e mbajtur çështjen tonë  lartë në agjendën e BE-së.

Në ueb fqen e forumit citohet  edhe se ka disa fusha të rëndësishme të agjendës në mbledhjen e sivjetme të sapofilluar: “Si të shpëtohet planeti”, “Shoqëria dhe e ardhmja e punës”, “Teknologjia për mirëqenie”, “Ekonomi më e drejtë”, “Punë më e mirë afariste”, “E ardhme e shëndetshme”, “Më shumë nga gjeopolitika”:

Para dy viteve, Forumi ekonomik botëror e vendosi Ballkanin Perëndimor si një nga rajonet e tij  të aktivitetit. Prej atëherë, dialogjet e liderëve të Ballkanit Perëndimor mbahen regullisht. Këtë vit do të mbahet Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor, me pjesëmarrje të të gjithë  liderëve rajonal. Takimi paraprak u mbajt në  nëntor në Gjenevë. Është planifikuar edhe formimi i Qendrës për revolucionin e katërt industrial. sa/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close