BallkanBallkan.PortalKorrespondentë Botë

“Koha Ditore”: Arrihet marrëveshje për hapjen e linjës hekurudhore Prishtinë – Beograd

Ambasadori i Kombeve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguar special i Trampit për dialogun Kosovë - Serbi, Riçard Grenell, i cili qëndron në Beograd pas vizitës së djeshme në Prishtinë në një bisedë telefonike për gazetën "Koha Ditore" të Prishtinës, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Prishtinë, 24 janar 2020 (MIA) – Ambasadori i Kombeve të Bashkuara në Gjermani dhe i dërguar special i Trampit për dialogun Kosovë – Serbi, Riçard Grenell, i cili qëndron në Beograd pas vizitës së djeshme në Prishtinë në një bisedë telefonike për gazetën “Koha Ditore” të Prishtinës, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja në parim për hapjen e transportit hekurudhor ndërmjet Kosovës e Serbisë.

Sipas gazetës, siç informon korrespondenti i MIA-s nga Prishtina, gjatë bisedë me një grup të vogël gazetarësh, Grenell ka thënë se gjatë vizitës në Prishtinë dhe asaj në Beograd sot, ka marrë pajtimin e të dy palëve për një hap të tillë. Marrëveshja është në parim, ndaj sipas tij nga e hëna pritet të negociohen detajet.

Diplomati amerikan ka thënë se pajtimin e palës kosovare e ka marrë gjatë takimeve në Prishtinë, por se lajmin nuk ka mundur ta bëjë publik pa e marrë edhe pajtimin e palës serbe në Beograd, dhe kjo është arsyeja pse lajmi u bë i ditur sot, nga Beogradi.

Grenel deklaroi se pas arritjes së marrëveshjes për linjën ajrore, ky është “edhe një hap tejet i rëndësishëm pozitiv” për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai pret zbatimin e marrëveshjeve sa është e mundur më shpejtë, por refuzoi të përmend afate. ia/sn/

Таг
Back to top button
Close
Close