0_MIA Investigon.Portal0_Web_AktualeKorrespondentë MKDReportazh

Kodra e diellit edhe me pak dëborë plot me mysafirë

Qendra e skijimit Kodra e Diellit, edhe pse për momentin  nuk i ka as centimetrat minimale të dëborës për fillim zyrtar të sezonit të skijimit, megjithatë është i mbushur me vizitorë. Edhe disa centimetra dëborë gjithkund e zbardhuan Kodrën e Diellit, që është atraktive  dhe shumë njerëz të vijnë  në rekreim dhe pushim.

Tetovë, 19 janar 2020 (MIA) – Qendra e skijimit Kodra e Diellit, edhe pse për momentin  nuk i ka as centimetrat minimale të dëborës për fillim zyrtar të sezonit të skijimit, megjithatë është i mbushur me vizitorë. Edhe disa centimetra dëborë gjithkund e zbardhuan Kodrën e Diellit, që është atraktive  dhe shumë njerëz të vijnë  në rekreim dhe pushim.

Në ditët e pushimit dimëror  dhe kjo shtresë e dëborës e kanë bërë qendrën vend ideal për të gjithë të cilët kanë fëmijë  t’i sjellin për argëtim në dëborë dhe në ajër të pastër. Fëmijët dhe  gëzimet e tyre që luajnë,  rëshqasin ose e mësojnë skijimin  janë karakteristika kryesore  këtë periudhë në Kodrën e Diellit. Duke pasur parasysh  motin e ngrohtë dhe me diell, objektet hotelierike kanë vendosur tavolina dhe karrige në vend të hapur,  ku mund të kënaqesh  dhe të pushosh për drekë ose kafe.

Dëborë ka mjaft për rëshqitje, si dhe për t’i mësuar hapat e parë të skijimit. Disa ski-shkolla këto ditë të pushimit çdo ditë dërgojnë fëmijë në Kodrën e Diellit për t’ua mësuar skijimin.

Drejtori i Qendrës së skijimit “Kodra e Diellit”, filialja e ELEM turs, Zhive Aleksovski, thotë se gjithçka është gati për skijim për të rriturit kurdo që të bie më shumë dëborë. Në përdorim mund të lëshohen menjëherë të gjitha ski-ashensoret për t’i dërguar në shtigjet më të larta skijuese.

Për t’u lëshuar në përdorim  ski-ashensorët për skijuesit nevojiten 30 centimetra dëborë.

Për përdorimin e ski ashensorëve për skijuesit, bileta ditore, e cila vlen nga ora 09:00-16:00, do të shitet me çmim  prej 1.000 denarë. Gjashtëqind denarë  kushton bileta gjysmëditëshe (shfrytëzohet pas orës 12:00 si dhe ski bileta për fëmijë (deri në 12 vjet), ndërsa për skijim natën nga ora 19:00-22:00, duhet të paguhet 500 denarë. Ekziston edhe bilet sezonal, çmimi i së cilës varet  nga ajo se  kur është blerë. Për teleferikun e ri  bileta për person kushton 200 denarë.

ELEM turs filialja Kodra e Diellit Tetovë disponon me dy hotele “Kodra e Diellit” dhe “Sllavia”, të cilat gjenden 1.707 dhe 1.780  metra  mbi lartësinë detare. Të dy objektet kanë kapacitet  të tërësishëm prej 250 krevatëve,  ndërsa një bujtje  me mëngjes kushton 1.260 denarë. Dhjetëra kapacitete akomoduese  që janë në pronësi private  gjithashtu ofrojnë më shumë opsione dhe çmime për  bujtje dhe mëngjes.

Rruga rajonale Tetovë-Kodra e Diellit tërësisht ishte rikonstruuar  në tërë gjatësinë prej 18 kilometra. Punët ndërtimore, asfaltimi dhe vendosja e sinjalizimit dhe punët tjera përfunduan  prej datës 23 korrik deri në 25 shtator të vitit 2019.

Aleksandar Samarxhiev

Таг
Back to top button
Close
Close