0_Sport,PortalBasketbollSport.Slajder

Kobi Brajant dhe vajza e tij varrosen në ceremoni private

Legjenda e basketbollit të Los Anxhelos Lejkers, Kobi Brajant dhe vajza e tij Xhiana janë varrosur në ceremoni private në Kaliforni, transmetojnë mediat amerikane.

Los Anxhelos, 12 shkurt 2020 (MIA) – Legjenda e basketbollit të Los Anxhelos Lejkers, Kobi Brajant dhe vajza e tij Xhiana janë varrosur në ceremoni private në Kaliforni, transmetojnë mediat amerikane.

Funerali është mbajtur të premten e kaluar në “Korona dell Mare”, ndërsa “përcjellja” publike e të gjithë nëntë viktimave nga aksidenti i helikopterit është përcaktuar për më 24 shkurt në “Stejpëls centar” në Los Anxhelos. Shkaku për këtë datë janë numrat e fanellave të Kobit dhe Xhianas – 24 dhe 2.

“Vanesa dhe familja e saj donin intimitet në funeral. Ceremonia ishte shumë e vështirë për të gjithë, sepse ata ende e kanë të vështirë të përballen me humbjen e dy shpirtrave të bukur”, njofton “Entertainment Tonight”. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close