0_Maqedoni.PortalPartitë politikePolitikëTekste origjinale

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët- Alternativa: Në Aerodorom – lule, në Çair mure!

Të nderuar përfaqësues të mediave, jemi sot këtu para Murit të Turpit  “Visar Shilegov”, për të shprehur indinjatën tonë dhe të qytetarëve të Çairit për këtë poshtërim që na bëhet neve si qytetarë të Shkupit. Derisa kryetari i Qytetit të Shkupit nëpër pjesët e tjera të qytetit, si në Aerodrom, Karposh e në Gjorçe Petrov mbjell lule, në Çair që nga  viti i kaluar mbjell vetëm beton. Dhe, duke pasur këtu një kryetar Çairi kukull, që edhe ashtu është instaluar nga Shilegovi e shefat e tij, qytetarët këtu janë vendosur nën trysninë e betonizimit dhe mëshirën e atyre që Çairin po e ndajnë me beton.

Back to top button
Close
Close