0_Maqedoni.PortalPartitë politike

Koalicioni Aleanca për Shqipëtarët dhe Alternativa me reagim ndaj Agim Nuhiut

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu edhe pas veprimeve në Siniçan vazhdon të merret me shqiptarët. Kësaj here me degradime te policëve shqiptarë pranë ministrisë që ai udhëheqë.

Shkup, 4 gusht 2020

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu edhe pas veprimeve në Siniçan vazhdon të merret me shqiptarët. Kësaj here me degradime te policëve shqiptarë pranë ministrisë që ai udhëheqë.

BDI nëpërmjet ushtarëve partiak siç është Agim Nuhiu shfrytëzon pozitat shtetërore për hakmarrje ndaj atyre që votuan për ndryshim. Kjo sjellje e BDI-së dëmton popullin në mënyrë direkte, por edhe shtetin gjithashtu. Theksojmë se institucionet shtetërore duhet të funksionojnë me profesionistë e jo ushtar që punojnë nën urdhra partiak.

Apelojmë deri te institucionet vendore, por edhe ato ndërkombëtare që të ndërmerren veprime në përputhje me ligjin që do ta ndalojnë keqpërdorimin e MPB-së për interesa partiake. Kjo ministri duhet urgjentisht të ndalojë me degradimin e profesionistëve shqiptar, të cilët punën e tyre bëjnë ashtu siç duhet.

Veprimet e tilla të BDI-së vetëm se po dëshmojnë për mllefin e humbjes së tyre në zgjedhjet e fundit! Ka ardhur koha që shteti ynë përfundimisht t’i jep fund regjimeve të tilla, dhe të fillojë të funksionojë në frymë evropiane.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa

_____________________________________________________________________________________

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit.

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close