EvropëEvropë.Portal

Knajsel kërkon rehabilitim për Asanzhin

Ish-ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Karin Knajsel kërkoi rehabilitim për themeluesin e Uikiliks, Xhulijan Asanzh.

Vjenë, 21 shkurt 2020 (MIA) – Ish-ministrja austriake e Punëve të Jashtme, Karin Knajsel kërkoi rehabilitim për themeluesin e Uikiliks, Xhulijan Asanzh.

Ajo theksoi se me raportin e raportuesit special të KB-së për abuzim, Nils Melcer, ka ndodhur një kthesë në të gjithë rastin.

Sipas saj, tani nevojiten pasoja politike.

“Ai njeri duhet të rehabilitohet”, theksoi Knajsel, duke treguar se Asanzh është një paralajmërim se si “në shoqëritë demokratike informatorët heshten me detyrim”.

Ish-shefja e diplomacisë austriake kujtoi se Asanzh është akuzuar për përdhunim, gjë që nuk ka ndodhur kurrë.

“Kjo është veçanërisht perfide në të gjithë çështjen. Asanzh kishte guxim dhe tani jeta e tij është shkatërruar”, theksoi Knajsel.  ls/shk/

Таг
Back to top button
Close
Close