0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonShoqëriVideo deklaratë

Kluhe për MIA-n: Nuk ka vend për panikë, vetëm pesë për qind e të sëmurëve nga koronavirusi janë në gjendje kritike 

Gatishmëria e autoriteteve në përballjen me korona virusin është e shkëlqyeshme. I përgëzoj autoritetet, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë vlerësimin e kapaciteteve nëse ka resurse të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të paraqitet rasti i parë i sëmundjes. Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili qëndron për vizitë në vend.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Gatishmëria e autoriteteve në përballjen me korona virusin është e shkëlqyeshme. I përgëzoj autoritetet, meqë Maqedonia e Veriut ka bërë vlerësimin e kapaciteteve nëse ka resurse të mjaftueshme njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të paraqitet rasti i parë i sëmundjes. Këtë në intervistën për MIA-n e deklaroi drejtori rajonal i Organizatës Botërore Shëndetësore (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili qëndron për vizitë në vend.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut është duke i zbatuar të gjitha procedurat standarde operative në pikat hyrëse, duke përfshirë edhe aeroportet ndërkombëtare.

Në pyetjen e MIA-s nëse ka vend për panik dhe sa është vdekshmëria nga korona virusi në krahasim me gripin sezonal, Kluhe shprehet se nuk ka arsye për panik.

“Do të jem i drejtpërdrejt, i drejtohem popullit të shkëlqyeshëm të këtij vendi – nuk ka arsye për panik. Unë si specialist për sëmundje infektive kam mirëkuptim të plotë për brengosjen e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjeve të tyre. Virusi është i ri, prandaj kemi qasje serioze. Por, duhet të mbajmë mend – sot ka 81.000 raste, prej të cilave 97 për qind janë në Kinë, ndërsa pjesa tjetër jashtë Kinës, në 47 vende”, tha Kluhe në intervistën për MIA-n.

Shprehet se prej pesë pacientëve, çdo i katërti ose 80 për qind ka simptoma të buta dhe shërohen me sukses, te 15 për qind ka simptoma më serioze, ndërsa vetëm pesë për qind janë në gjendje kritike.

Ju jeni në këtë post prej 1 shkurtit të këtij muaji dhe tashmë u përballët me sfidë të madhe – korona virusin. Në Itali gjendja është kritike, ndërsa në Maqedoninë e Veriut, Greiq dhe në Kroaci tashmë janë konfirmuar rastet e para të virusit. Në thuajse të gjitha vendet pranohen dhe kontrollohen raste të dyshimta. A është Evropa e përgatitur për përhapje masive të virusit?

– Organizata Botërore Shëndetësore punon me secilën prej 53 anëtareve të saj në gjithë rajonin të jenë sa është e mundshme më të përgatitur. Kemi pika fokusi në secilin prej atyre vendeve që punojnë vazhdimisht në mënyrë që të jetë i përgatitur sistemi i tyre shëndetësor. Kjo do të thotë ata të jenë të aftë të detektojnë raste, t’i trajtojnë pacientët në mënyrë dinjitoze dhe me empati, nuk duam të ketë diskriminim social dhe nëse ka bartje të virusit, ai të ndalet veçanërisht në entet shëndetësore. Mbrojtja e punëtorëve shëndetësorë është prioriteti kulmor.

 Jeni për vizitë në Maqedoninë e Veriut, vlerësimi Juaj për gatishmërinë e autoriteteve për t’u përballur me korona virusin?

– I përgëzoj autoritetet në vend sinqerisht dhe objektivisht, veçanërisht ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe, meqë Maqedonia e Veriut bëri vlerësimin e kapaciteteve dhe nëse ka resurse plotësuese njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të lajmërohet rasti i parë i sëmundjes.

Pasi që u paraqit korona virusi në Itali, ministri juaj i Shëndetësisë ndërmori iniciativë për të vendosur ekip prej shumë sektorëve për menaxhimin e krizave nën drejtimin e kryeministrit, të bëjnë shqyrtim në përballjen me virusin. Dhjetë qendra publike shëndetësore janë të përfshira në vend për parandalim, ka ente që janë të përgatitura t’i pranojnë pacientët te të cilët është konfirmuar prania e virusit, por edhe objekte në të cilat njerëzit do të vendosen në karantinë, nëse ka nevojë.

Nëse situata përkeqësohet te ju, atëherë do të duhet të vihen në funksion kapacitete plotësuese, për t’iu përgjigjur situatës, veçanërisht numër të mjaftueshëm të resurseve njerëzore. Por deri sot mund të themi se vendi i ndjekë rekomandimet e OBSH-së.

A konsideroni se masat e kontrollit të udhëtarëve që zbatohen në kufijt janë të mjaftueshme për të penguar ose kontrolluar përhapjen e korona virusit, dhe a konsideroni se duhet të ndërmarrin masa më rigoroze siç është mbyllja e kufijve, për të penguar përhapjen e tij?

– Së pari, Maqedonia e Veriut është duke i zbatuar të gjitha procedurat standarde operative në pikat hyrëse, duke përfshirë edhe aeroportet ndërkombëtare, në përputhje me rekomandimet e OBSH-së. Kishte takim ministror pardje në Romë, unë dje erdha këtu drejtpërdrejt nga Roma ku mbajtëm konferencë për media me ministrin italian të Shëndetësisë Roberto Speranza, me eurokomisarin e Shëndetësisë dhe Sigurisë së Ushqimit dhe me drejtorin e Qendrës Evropiane për Kontrollin e Sëmundjeve. Kishte takim të ministrit italian të Shëndetësisë me përfaqësues të vendeve fqinje dhe ishte vendosur të mos mbyllen kufijtë, diçka që OBSH-ja e mbështetë.

Vendet duhet të jenë të gatshme. Ajo që është e rëndësishme është se vende si Kina, ku ka numër më të madh të rasteve të lajmëruara, bëjnë skriningje në dalje të shtetit. Në disa vende, pacientët janë detektuar në hyrje të vendit. Por, Maqedonia e Veriut i zbaton masat standard operative.

A është paniku real dhe sa është në fakt vdekshmëria nga korona virusi, nëse e krahasojmë me gripin sezonal?

– Pyetjen e keni të shkëlqyeshme. Dhe do të jem i drejtpërdrejt, i drejtohem popullit të shkëlqyeshëm të këtij vendi – nuk ka arsye për panik. Unë si specialist për sëmundje infektive kam mirëkuptim të plotë për brengosjen e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjeve të tyre. Virusi është i ri, prandaj kemi qasje serioze. Por, duhet të mbajmë mend – sot ka 81.000 raste, prej të cilave 97 për qind janë në Kinë, ndërsa pjesa tjetër jashtë Kinës, në 47 vende.

Së dyti – prej pesë pacientëve, çdo i katërti ose 80 për qind kanë simptoma ka simptoma të buta dhe shërohen me sukses. Te 15 për qind ka simptoma më serioze, ndërsa vetëm pesë për qind janë në gjendje kritike. Deri sot, vdekshmëria është dy për qind, por ka gjasa që situata të ndryshojë. Për shembull, në Kinë e cila pasi ndërmori masa drastike është duke u përballur mirë me situatën, vdekshmëria është një për qind.

Vdekshmëria nga gripi sezonal është megjithatë më i vogël, por të mos harrojmë se sipas vlerësimeve, çdo vit 60.000 deri 70.000 njerëz vdesin nga gripi sezonal për të cilin kemi zhvilluar vaksinë me efektivitet të lartë.

Porosia ime është – nuk ka hapësirë për panik.

Njëherësh, të shfrytëzojmë vaksinat, ato shpëtojnë jetë. Vendi juaj ndërmerr masa të shkëlqyeshme për të rritur përfshirjen e vaksinimit kundër fruthit.

Unë personalisht jam vaksinuar kundër gripit sezonal

Deri tani bota u përball me epidemi të ebolës, SARS-it, tani kemi KOVID-19. A mundet një paralele të normës së vdekshmërisë nga këto sëmundje?

– Është herët për të bërë. Tani jemi në fazë në të cilën çdo ditë mësojmë diçka të re. Prandaj është me rëndësi që vendet të bashkëpunojnë së bashku, veçanërisht ato ku ka shumë raste, si për shembull Kina, e tani edhe Italia, Irani, Koreja e Jugut, që ne të mësojmë më shumë për atë se si bartet, për vdekshmërinë nga virusi dhe të mësojnë më shumë për virusin. Është tepër herët.

OBSH-ja mbajti takim më 7 janar me të gjithë partnerët më të mëdhenj publik dhe privat, në mesin e të cilëve është edhe Banka Botërore, për të përgatitur plan për hulumtimin dhe zhvillimin që të përshpejtohet zhvillimi i vaksinës së re. Ekzaminimet klinike pritet të fillojnë për tre deri katër muaj. Për vaksinë të re zakonisht nevojitet një vit e gjysmë. Sikurse në rastin e ebolës, OBSH-ja do të bëjë përpjekje për të shkurtuar këtë kohë.

Dy vjet më parë, gjatë vizitës sonë në Forumin e parë kombëtar të shëndetësisë, u shprehët se do të vini në të dytin nëse reformat zhvillohen në drejtimin e duhur. Tani jeni këtu, a do të thotë kjo se reformat implementohen në mënyrë përkatëse?

– Jam i impresionuar që e mbani mend deklaratën time. Unë jam njeri i fjalës si edhe ministri juaj Filipçe. Edhe ai është njeri i fjalës. Nuk është e thjeshtë të reformohet shëndetësia primare. Gjithmonë them se shëndetësia është si tanker i madh. Nevojitet të jemi inovativ në të menduarit, por edhe reforma në shëndetësi të evaluojnë. Ministri ishte i përkushtuar në përmirësimin e cilësisë dhe indikatorëve. Sot flasim për përmirësimin e shëndetit të nënave dhe të bebeve. Vendi lëvizë përpara dhe bën përpjekje për të përmirësuar situatën me infermierët dhe mjekët dhe si janë ata të shpërndarë nëpër vend. Ka vendosur edhe një zgjidhje inovative – sistem të patronazhit. Diçka që më kujtohet se para dy viteve ministri dëshironte shumë që ta vendosë. E vizitova poliklinikën “Bukuresht” dhe bisedova me punëtorët shëndetësor dhe pacientët dhe u impelementua si vijon – ka dy projekte me qëllim që shpejtë të përfshihen leksionet e mësuara dhe të zbatohen në nivel kombëtar. Gjithashtu biseduam me ambasadorët, në mesin e të cilave edhe me euroambasadorin, të cilët shprehën mbështetje për reformat. Nesër do të bisedojmë për ide të reja, si bashkësia ndërkombëtare të rrisë mbështetjen për Maqedoninë e Veriut dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Neda Dimova Prokiq

Таг
Back to top button
Close
Close