0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikëShoqëri

Kluhe për MIA-n: Nuk ka vend për panik, vetëm pesë për qind e të sëmurëve nga koronavirusi janë në gjendje kritike

Gatishmëria e autoriteteve në përballjen me koronavirusin është e shkëlqyeshme. I përgëzoj autoritetet, sepse Maqedonia e Veriut bëri vlerësim të kapaciteteve nëse ka mjaft resursve njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të paraqitet tasti i parë i sëmundjes. Këtë në intervistë për MIA-n e deklaroi drejtori rajonal i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili ndodhet për vizitë në vend.

Shkup, 27 shkurt 2020 (MIA) – Gatishmëria e autoriteteve në përballjen me koronavirusin është e shkëlqyeshme. I përgëzoj autoritetet, sepse Maqedonia e Veriut bëri vlerësim të kapaciteteve nëse ka mjaft resursve njerëzore dhe infrastrukturë, madje edhe para se të paraqitet tasti i parë i sëmundjes. Këtë në intervistë për MIA-n e deklaroi drejtori rajonal i Organizatës botërore të shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluhe, i cili ndodhet për vizitë në vend.

Sipas tij, Maqedonia e Veriut i zbaton të gjitha procedurat standarde operative në pikat hyrëse, përfshirë edhe në aeroportet ndërkombëtare.

Në pyetjen e MIA-s nëse ka vend për panik, dhe sa është vdekshmëria nga koronavirusi në krahasim me gripin sezonal, Kluhe thotë se nuk ka arsye për panik.

“Do të jem i drejtpërdrejtë, i drejtohem popullit të mrekullueshëm të këtij vendi – nuk ekziston shkak për panik. Unë si specialist për sëmundje infektive kam mirëkuptimin e plotë për shqetësimin e njerëzve për shëndetin e tyre dhe shëndetin e familjeve të tyre. Virusi është i ri, prandaj kemi qasje serioze. Por, duhet të kujtojmë – sot ka 81.000 raste, prej të cilave 97 për qind janë në Kinë, ndërsa tre për qind të tjerë jashtë Kinës, në 47 vende”, tha Kluhe në intervistë për MIA-n.

Thotë se prej pesë pacientëve, çdo i katërti apo 80 për qind ka simptome të buta dhe shërohen me sukses, tek 15 për qind ka simptome më serioze, ndërsa vetëm pesë për qind janë në gjendje kritike.

“Vdekshmëria nga gripi sezonal megjithatë është më e vogël, por të mos harrojmë se sipas vlerësimeve, çdo vit 60.000 deri 70.000 njerëz vdesin nga gripi sezonal për të cilin kemi krijuar vaksinë me efektivitet të lartë. Porosia ime është – nuk ka hapësirë për panik.

MIA intervistën e plotë së bashku me video materialin do ta publikojë nesër. ab/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close