EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Kluge: Numri i të infektuarve të rinj në Evropë tani është më i madh sesa në muajin mars

Situata lidhur me koronavirusin në Evropë është serioze, sepse rritja e regjistruar javore e numrit të rasteve të reja të Kovid-19 tani është më i madh sesa në mars, kur pandemia e arriti kulmin e parë në atë kontinent, paralajmëroi sot Hans Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë.

Kopenhagë, 17 shtator 2020 (MIA) – Situata lidhur me koronavirusin në Evropë është serioze, sepse rritja e regjistruar javore e numrit të rasteve të reja të Kovid-19 tani është më i madh sesa në mars, kur pandemia e arriti kulmin e parë në atë kontinent, paralajmëroi sot Hans Kluge, drejtor rajonal i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Evropë.

Javën e kaluar, numri i përgjithshëm javor i rasteve të regjistruara në Evropë tejkaloi 300.000, ndërsa më shumë se gjysma e vendeve evropiane në dy javët e fundit kanë shënuar rritje të numrit të rasteve nga më shumë se 10 për qind, ndërsa në shtatë prej këtyre vendeve është rritur dyfish numri i të infektuarve të rinj, thekson Kluge në kumtesën zyrtare.

Masat e rrepta antiepidemiologjike kanë dhënë rezultate gjatë pranverës dhe fillimit të verës, ashtu që numri i rasteve të reja të Kovid-19 në qershor ishte në nivel më të ulët deri më tani, por rritja e numrit të të infektuarve në shtator duhet të shërbejë “si thirrje për zgjim për të gjithë ne”, paralajmëroi Kluge.

Edhe pse rritja është reflektim i pjesshëm i vëllimit të zgjeruar të testimeve, kjo gjithashtu tregon në shkallën shqetësuese të bartjes së Kovid-19 nëpër rajonet evropiane, ndërsa më shumë raste të reja në javën e parë të shtatorit ende janë mes popullatës së moshës prej 25 deri në 49 vjeç, thuhet në kumtesë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close