0_Maqedoni.Portal0_Web_AktualeBiznesBiznes.PortalBiznis.SlajderEkonomiPolitikë

Klubi i guvernatorëve me mbështetje për rimëkëmbjen ekonomike për tejkalimin e krizës së shkaktuar nga pandemia

Klubi i guvernatorëve të bankave qendrore të Azisë Qendrore, rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit e konfirmuan angazhimin për udhëheqjen e politikave të cilat i mbështesin stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, ndërsa shtesë, në kuadër të hapësirës për të vepruar tek bankat qendrore dhe dhanë mbështetje për rimëkëmbjen ekonomike në kohëzgjatje aq sa është e nevojshme të tejkalohet kriza e shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

Shkup, 5 qershor 2020 (MIA) – Klubi i guvernatorëve të bankave qendrore të Azisë Qendrore, rajonit të Detit të Zi dhe Ballkanit e konfirmuan angazhimin për udhëheqjen e politikave të cilat i mbështesin stabilitetin e çmimeve dhe atë financiar, ndërsa shtesë, në kuadër të hapësirës për të vepruar tek bankat qendrore dhe dhanë mbështetje për rimëkëmbjen ekonomike në kohëzgjatje aq sa është e nevojshme të tejkalohet kriza e shkaktuar nga pandemia Kovid-19.

Ky angazhim është theksuar në takimin e 43 të Klubit të guvernatorëve të bankave qendrore prej këtyre shteteve në të cilën mori pjesë edhe guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angellovska Bezhoska, e cila për shkak rrethanave të cilat i imponoi pandemia është mbajtur përmes telekonferencës.

Në takimin, siç kumtuan nga Kabineti i guvernatores, kanë marrë pjesë guvernatorë dhe përfaqësues të tjerë të bankave qendrore prej rreth njëzet vendeve.

Gjatë diskutimit është përmendur edhe nevoja që bankat qendrore të kenë qasje graduale gjatë ndërmarrjes së masave dhe të lënë hapësirë plotësuese duke e pasur parasysh praninë e pasigurisë lidhur me kohëzgjatjen e krizës. Është theksuar edhe nevoja e sigurimit të mbështetjes nga bankat qendrore dhe në periudhën kur të fillojë procesi i rimëkëmbjes së ekonomisë.

Nga BPRM theksojnë se pjesëmarrja e Angellovska-Bezhoskas në takimin e Klubit të guvernatorëve është edhe një konfirmim i Bankës Popullore të jetë pjesëmarrës aktib në aktivitetet e bashkësisë së bankave qendrore edhe në këtë periudhë duke kontribuuar për këmbimin e përvojave dhe mendimeve për mundësitë për kontributin e mëtejmë të institucioneve të bankave qendrore në përballjen me krizën me koronavirusin. shk/

 

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close