0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Klubet angleze nuk arritën marrëveshje ku të luhen ndeshjet

Më shumë se gjysma nga klubet në Premier ligë kërkuan që ndeshjet e mbetura të sezonit t'i luajnë në stadiumet e tyre. Në video-konferencën e sotme, e cila ka zgjatur pothuaj katër orë, nuk është arritur konsensus për këtë çështje. Më këmbëngulës në këtë temë ishin Aston Vila, Uatford dhe Brajton, të cilët nuk dëshironin ta humbnin përparësinë e vendasit.

Londër, 11 maj 2020 (MIA) – Më shumë se gjysma nga klubet në Premier ligë kërkuan që ndeshjet e mbetura të sezonit t’i luajnë në stadiumet e tyre. Në video-konferencën e sotme, e cila ka zgjatur pothuaj katër orë, nuk është arritur konsensus për këtë çështje. Më këmbëngulës në këtë temë ishin Aston Vila, Uatford dhe Brajton, të cilët nuk dëshironin ta humbnin përparësinë e vendasit.

Tani ideja është që udhëheqësit e Premier ligës të kërkojnë nga Qeveria ta rishqyrtojë vendimin dhe të mos i obligojë ekipet ta përfundojnë sezonin në stadiume neutrale. Autoritetet britanike në përgjithësi lejuan kthimin e futbollit në qershor.

Në takimin e sotëm duhej të publikohen datat konkrete për vazhdimin dhe përfundimin e kampionatit, por edhe para kësaj u bë e qartë se ky vendim u anulua pasi ende ka mjaft elemente të paqarta. Marrja e vendimit duhet të ndodhë më 18 maj.

Megjithatë, plani mbetet që kampionati sërish të fillojë më 12 qershor. Në këtë moment plani përfshin testimin e lojtarëve dhe trajnerëve dy herë në javë dhe ndeshje pa shikues, që duhet të luhen në stadiume neutrale, si për shembull në Uembli.

Për dallim nga mospajtimet rreth stadiumeve, klubet ndanin një mendim se kontratat e lojtarëve, të cilat skadojnë më 30 qershor, duhet automatikisht të vazhdojnë deri në fund të sezonit. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close