0_Sport,PortalFutboll

Klopi shpreson se futbolli para tribunave të zbrazëta do të luhet vetëm disa muaj

Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop shpreson se futbolli pa publik do të jetë vetëm disa muaj.

Liverpul, 16 maj 2020 (MIA) – Trajneri i Liverpulit, Jirgen Klop shpreson se futbolli pa publik do të jetë vetëm disa muaj.

“Kuptohet se ne kemi filluar të luajmë futboll pa tifoz dhe e kemi dashur këtë lojë, jo shkaku i atmosferës në fushë. Megjithatë, e dimë se loja me tifoz është futboll i vërtetë, por nëse tani nuk mund të luajmë në këtë format në periudhën që vijon, do të durojmë, me shpresë se kjo do të jetë vetëm disa muaj”, ka thënë Klop.

Gjatë fundjavës, pas dy muajsh pauzë ka vazhduar kampionati gjerman, ndërsa vazhdimi i Ligës së parë angleze e mundur është të ndodhë në qershor. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close