0_Sport,PortalFutboll

Klop: Mesi me siguri është lojtari më i mirë, por nuk mund të kujtoj sezon më mbresëlënëse për një futbollist mbrojtës

Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop konsideron që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi është lojtari më i mirë, por beson që Virxhil van Dajk e ka treguar sezonin më të mirë deri më tani që e ka luajtur një futbollist mbrojtës.

Liverpul, 4 dhjetor 2019 (MIA) – Trajneri i Liverpulit, Jurgen Klop konsideron që sulmuesi i Barcelonës, Lionel Mesi është lojtari më i mirë, por beson që Virxhil van Dajk e ka treguar sezonin më të mirë deri më tani që e ka luajtur një futbollist mbrojtës.

“Kështu e shohin njerëzit, nuk ka absolutisht asnjë problem. Mesi me siguri është lojtari më i mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time. Maradona është gjithashtu këtu, por e kam parë Mesin më shpesh. Mesi me të drejtë e fitoi trofeun gjashtë herë. Por nuk mund të kujtoj sezon më mbresëlënës për një futbollist mbrojtës. Ajo që tha Van Dajke pas ceremonisë ishte absolutisht e vërtetë. Jam shumë i lumtur për lojtarët e mi. Kishim një sezon të shkëlqyeshëm, tani trofetë po shpërndahen. Të gjithë djemtë mund të luftojnë për trofe të reja”, deklaroi Klop.

Mesi u emërua futbollisti i vitit dy ditë më parë nga “Frans futboll” dhe për herë të gjashtë e fitoi “Topin e Artë”, duke lënë pas vete Van Dajk dhe Kristiano Ronaldon. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close