0_Magazinë.PortalSkena

Klint Istvudi e festoi datëlindjen e 90-të

Aktori, regjisori, producenti dhe kompozitori legjendar amerikan, Klint Istvud festoi dje 90-vjetorin e lindjes.

Los Anxhelos, 1 qershor 2020 (MIA) – Aktori, regjisori, producenti dhe kompozitori legjendar amerikan, Klint Istvud festoi dje 90-vjetorin e lindjes.

I lindur në San Francisko më 31 maj të vitit 1930, Istvud filloi karrierën e tij të dukshme në industrinë e filmit në vitet 1960 dhe 1970, duke luajtur së pari në të ashtuquajturën filmat italianë “Sjpageti Vestern” nga Serxhio Leone. Roli i policit kokëfortë amerikan, Heri Kallahan në filmin “Heri i njollosur” gjithashtu la gjurmë.

Në karrierën e tij të pasur, ka luajtur në një numër projektesh të njohura ushtarake, krimi dhe drama. Ai e filloi karrierën e tij regjisoriale në vitin 1971, në filmin “Nata e errët” (Play Misty for Me).

Istvud është nominuar për tetë Çmime Oskar për regji dhe prodhim, duke fituar statujën për “Pafalshme” dhe “Vajza prej milion dollarë”. Filma të tjerë të dukshëm përfshijnë “Lumi mistik” dhe “Letrat nga Ivo Gjima”.

Istvud është gjithashtu mbajtësi i çmimit më të lartë qytetar francez – Legjioni i Nderit. Ai është tifoz i madh i xhazit, ndërsa në fund të viteve 1980, si kandidat i pavarur, ai u zgjodh kryetar i komunës Karmel-Baj D.C, rrethin e Monterej, Kalifornia. bs/

Таг
Back to top button
Close
Close