0_Sport,PortalFutbollSport.Slajder

Klinsman jep dorëheqje nga pozita e trajnerit në Herta

Trajneri i Hertës, Jirgen Klinsman sot dha dorëheqje, për shkak të mbështetjes së dobët nga menaxhimi i klubit

Berlin, 11 shkurt 2020 (MIA) – Trajneri i Hertës, Jirgen Klinsman sot dha dorëheqje, për shkak të mbështetjes së dobët nga menaxhimi i klubit.

“Si trajner kryesor, për një detyrë që ende nuk ka përfunduar, më duhet edhe besim në menaxhim. Uniteti, kohezioni dhe përqendrimi në qëllimet kryesore janë elementet më të rëndësishme. Nëse këto elemente nuk janë të garantuara, unë nuk mund ta përdor potencialin tim si trajner dhe sipas kësaj, nuk mund t’i përmbush përgjegjësitë e mia. Për këtë arsye, pas shumë analizave, unë arrita në përfundimin për të dhënë dorëheqje”, tha Klinsman.

Klubi i Berlinit e konfirmoi këtë informatë.

“Ishim të befasuar nga kjo kthesë e ngjarjeve mëngjesin e sotëm. Gjatë kohës së transferimit të dimrit, nuk kishte asnjë shenjë për probleme”, thuhet në deklaratën e Hertës.

Klinsman e ka udhëhequr Hertën nga fundi i nëntorit të vitit të kaluar.

Herta pas 21 xhirove në Bundesligë është në vendin e 14-të me 23 pikë. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close