0_Maqedoni.PortalShoqëri

Klinika infektive: Dy pacientë me komplikime nga gripi në gjendje rreziku për jetë, 38 të hospitalizuar

Dy pacientë me komplikime nga gripi janë në ventilim mekanik në Klinikë universitare për sëmundje infektuese dhe janë në gjendje rreziku për jetë, informojnë nga ky institucion shëndetësor publik

Shkup, 14 shkurt 2020 (MIA) – Dy pacientë me komplikime nga gripi janë në ventilim mekanik në Klinikë universitare për sëmundje infektuese dhe janë në gjendje rreziku për jetë, informojnë nga ky institucion shëndetësor publik.

Në Klinikën infektive janë hospitalizuar gjithsej 38 pacientë me komplikime nga gripi.

“Në Klinikën universitare për sëmundje të fëmijëve, ndërkohë, janë hospitalizuar 17 pacientë me simptoma gripi, por të gjithë nuk kanë komplikime. Drejtoresha e Klinikës, Natasha Najdanovska Aluloska deklaroi sot se dy fëmijë janë hospitalizuar me forma më të rënda të bronko-pneumonisë nga komplikimet e gripit dhe theksoi se ata nuk kanë pacientë që janë në ventilim mekanik.

Në lidhje me vajzën që e humbi jetën dje në Klinikë si pasojë e komplikimeve nga gripi, ajo tha se vajza kishte sëmundje kronike, encefalopati dhe paralizë cerebrale.

“E humbi jetën nga pneumonia si një komplikim nga gripi. Fëmija ishte një kohë të gjatë pacient i Klinikës, ndërsa me grip ishte trajtuar dy ditë”, shtoi dr. Najdanovska Aluloska, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari para prezantimit profesional me temën “Leukemia sëmundje që trajtohet”, që u mbajt në fakultetin e Mjekësisë. ls/fab 

Back to top button
Close
Close