0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritIntervistëMakedonija.SlajderMIA InvestigonShoqëri

Klemens Koja për MIA-n: Gratë, fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, personat e zhvendosur më të goditur nga kufizimet e koronavirusit

Kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por kjo është më shumë është theksuar te disa grupe të qytetarëve. Ndër më të rrezikuarit janë gratë, fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, si dhe personat e zhvendosur.

Shkup, 3 maj 2020 (MIA) – Kufizimet të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por kjo është më shumë është theksuar te disa grupe të qytetarëve. Ndër më të rrezikuarit janë gratë, fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, si dhe personat e zhvendosur.

Këtë në intervistë për MIA-n e porositi shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup, ambasadori Klemens Koja, i cili foli për atë si misioni po përballet me epideminë e Kovid-19.

Përveç donacioneve për policinë, për punonjësit shëndetësorë dhe gazetarët, Misioni I OSBE-së për momentin punon edhe me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për donacion të pakove ushqimore dhe shpërndarjen deri te viktimat e regjistruara të dhunës familjare, të cilët janë ndër më të rrezikuarit në shoqëri gjatë gjendjes së krizës.

Koja theksoi se kufizimet e lëvizjes në nivel global kanë kontribuar për rritjen e dhunës në familje, për këtë arsye Misioni i  OSBE-së, së bashku me MPPS dhe Rrjetin kombëtar kundër dhunës mbi gratë dhe dhunën familjare punojnë së bashku për përballjen me këtë sfidë.

Thotë se një numër I madh i ekspertëve kanë paralajmëruar se kjo krizë do ta rrisë, pabarazinë në botë, ndërsa arsimi është shembull për një pretendim të këtillë. Ambasadori Koja në intervistën për MIA-n thekson se Kovid-19 ka krijuar epidemi paralele nga dezinformatat dhe gjysmë të vërtetat.

Si përballet Misioni me gjendjen me  Kovid-19 në vend? Si përshtateni ju  me sfidat në kohë të pandemisë?

Në këto kohëra të vështira për të gjithë, ne në Misionin tonë po bëjmë atë çfarë mundemi për t’i ndihmuar Qeverisë dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që  t’i përgjigjen shpejt dhe në mënyrë efektive pandemisë së Kovid-19. Donuam pajisje të nevojshme për mbrojtje personale për t’i përdorur  policia dhe punonjësit e kujdesit shëndetësor, të cilët po rrezikojnë jetën e tyre për të luftuar virusin. Gjithashtu, Shoqatës së Gazetarëve i kemi dhuruar pajisje të mbrojtjes personale për punonjësit e mediave, të cilët po luajnë një rol vendimtar në informimin e publikut për pandeminë dhe masat qeveritare për adresimin e krizës. Poashtu, kemi dhuruar një makinë për Kryqin e Kuq të Tetovës për të ndihmuar vullnetarët e tyre të guximshëm të shpërndajnë furnizimet e nevojshme në vendbanimet  në territorin e kësaj komune.

Për momentin, jemi duke punuar me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale për të dhuruar pako ushqimore për viktimat e regjistruara të abuzimit në familje, të cilët janë ndër më të prekurit në shoqëri gjatë kësaj krize.

Përmendët se po ndihmoni personat në nevojë. Si mendoni që situata me Kovid-19 ndikoi tek personat më të pambrojtur në vendin tonë?

Kufizimet  të cilat dolën nga gjendja me koronavirusin kanë ndikim mbi të gjithë, por kjo është më shumë është theksuar te disa grupe të qytetarëve. Ndër më të rrezikuarit janë gratë, fëmijët, njerëzit me aftësi të kufizuara, të margjinalizuarit, si dhe personat e zhvendosur.

Nevojiten solidaritet dhe masa efektive institucionale  për t’u përballur me sfidat siç është rritja e rrezikut të  dhunës në familje kur familjet detyrohen të qëndrojnë në shtëpi pothuajse gjatë gjithë kohës për çdo ditë.

Personat që janë pozitivë ndaj Kovid-19 si dhe dhe personeli mjekësor që punon rreth personave të infektuar nga virusi. Është e rëndësishme që ata të mos shqetësohen dhe ofendohen dhe të mos shkelen të drejtat e tyre njerëzore, siç kemi parë në disa vende.

Kemi vërejtur se Misioni në mënyrë aktive ka thirur për reagim efektiv në adresimin e rasteve të dhunës në familje. Çfarë ju detyroi të përqendroheni në këtë çështje specifike?

Kufizimet  e lëvizjes në nivel global kanë çuar në një rritje të dhunës në familje. Duke pasur parasysh këtë, ne bashkëpunojmë ngushtë me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Rrjetin kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje për të adresuar këtë sfidë. Për shkak se një studim që kemi kryer vitin e kaluar tregoi se dhuna në familje mbetet e pa denoncuar sa duhet, ne jemi duke punuar me partnerët tanë për t’i drejtuar viktimat e dhunës në familje drejt mbështetjes institucionale në dispozicion për ta.

Cili është qëndrimi juaj rreth dezinformimit të përhapur gjatë krizës me Kovid-19?

Kovid-19 ka krijuar një pandemi paralele të dezinformatave. Kjo është arsyeja pse ne tërë kohën rikujtojmë të gjithë se është e rëndësishme që ata të besojnë dhe shpërndajnë informacione nga burime të besueshme.

Misioni i OSBE-së në Shkup është aktiv në fushën e mediave. Edhe pse gazetarët janë në vijën e parë në luftën me  Kovid-19,  një pjesë e madhe e tyre edhe punonjësetedhe punonjësit mediatikë druajnë të mos e humbasin  punën e tyre si pasojë të krizës ekonomike. Cili është komenti juaj lidhur me këtë?

Pandemia e koronavirusit ka krijuar krizën më të madhe ekonomike që ka parë bota që nga kriza e madhe ekonomike e njohur si “Depresioni i madh”. Mjerisht, miliona njerëz në mbarë botën kanë humbur punën e tyre dhe në shumicën e rasteve kanë rënë në varfëri.

Misioni ynë nuk ka mandat në fushën ekonomike, por ne do të bëjmë gjithçka që mundemi brenda mjeteve tona të kufizuara për të mbështetur përpjekjet e qeverisë për zbutjen e pasojave sociale të kësaj krize të dyfishtë. Kjo është arsyeja pse ne, për shembull, po sigurojmë ushqim për viktimat e dhunës në familje, shumica e të cilave mbesin me mjete ekonomike skajshmërisht të kufizuara kur braktisin lidhjet abuzive.

Para shtyrjes së zgjedhjeve për shkak të pandemisë, OSBE-ODIHR mbajti një konferencë për shtyp duke njoftuar se zgjedhjet e parakohshme do të monitorohen nga 250 vëzhgues afatshkurtër, por edhe nga përfaqësuesit e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, si dhe vëzhguesit e saj afatgjatë. Është e pasigurt kur do të mbahen zgjedhjet, por duke pasur parasysh situatën e re me Kovid-19, a është OSBE-ODIHR e gatshme të kryejë misionin e shpallur?

ODIHR ka pasur shumë misione për vëzhgimin e zgjedhjeve në këtë vend dhe ne nuk kemi dyshim se kolegët tanë në Varshavë mbeten të përkushtuar të vazhdojnë monitorimin e zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut.

Pandemia hapi një kapitull të ri në arsim me prezantimin e mësimit onlajn. Në ç’masë, sipas njohurive tuaja, ekziston mundësia për të mësuar onlajn në vend, veçanërisht në komunitetet më të vogla dhe më të varfra?

Shumë ekspertë paralajmërojnë se kriza me pandeminë do të rrit pabarazinë në mbarë botën. Kjo përfshin edhe arsimin. Me arsimin në internet, fëmijët e familjeve më të varfra që nuk kanë mundësi të blejnë pajisjet teknologjike më të mira, rrezikojnë të mbeten shumë mbrapa.

Ana Cvetkovska

Back to top button
Close
Close