BotëBotë.PortalKorrespondentë Botë

Klarida: BPV-ja e SHBA-së do të rritet në temujorin e tretë

Riçard Klarida, zëvendëskryetar i Rezervave Federale të SHBA-së (Fed), pret që ekonomia e vendit të ringrihet në gjysmën e dytë të vitit. Sipas tij, intensiteti i aktiviteteve ekonomike mund të kthehet para nivelit të pandemisë deri në fund të vitit 2021.

Uashington, 5 gusht 2020 (MIA) – Riçard Klarida, zëvendëskryetar i Rezervave Federale të SHBA-së (Fed), pret që ekonomia e vendit të ringrihet në gjysmën e dytë të vitit. Sipas tij, intensiteti i aktiviteteve ekonomike mund të kthehet para nivelit të pandemisë deri në fund të vitit 2021.

“Ekonomia e vendit pësoi rëndë këtë pranverë. Vlerësimi im personal është se rimëkëmbja do të fillojë në tremujorin e tretë, ndërsa drejtimi i ekonomisë do të varet nga përhapja e koronavirusit. “Është një pamje e komplikuar”, tha Klarida për CNN.

Sipas tij, Kovid-19 ende nuk ka shkaktuar dëme afatgjata në ekonominë e SHBA-së, por rreziku po rritet ndërsa zgjat pandemia.

Ai theksoi se Fed është i gatshëm të bëjë ndryshime në programet e tij të huazimit për të ofruar ndihmë efektive për ekonominë.

Paraqitja e Klaridës erdhi menjëherë pasi zyrtarët e Qeverisë dolën me shifra dekurajuese.

Numri i punësimeve vetëm në sektorin privat në korrik në SHBA u rrit për 167 mijë, bëri të ditur Byroja e kontabilizmit  ADP. Ekonomistët për korrik prisnin rritje mesatare deri në 1.6 milionë vende pune në total. Për krahasim, numri i vendeve të punës në qershor u rrit gati trefish, ose 4.3 milionë.

Bilanci tregtar i SHBA është në deficit, ndërsa në qershor ka rënë në 50.7 miliardë dollarë, me rritje rekord të importeve, njoftuan sot nga Qeveria. mb/

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close