Korrespondentë MKDKultura.SlajderKulturëKulturë.Portal

Kitaristi kosovar Petrit Çeku sonte në “Verën e Ohrit”

Festivali "Vera e Ohrit" vazhdon ta përjetojë  magjinë e saj  me ngjarjen e sontme  nga pjesa muzikore  e program-koncertit të artistit kosovar në kitarë Petrit Çeku.

Ohër, 15 gusht 2020 (MIA) – Festivali “Vera e Ohrit” vazhdon ta përjetojë  magjinë e saj  me ngjarjen e sontme  nga pjesa muzikore  e program-koncertit të artistit kosovar në kitarë Petrit Çeku.

Për Çekun kritika thotë se  senzibiliteti i tij specifik dhe eksperienca  janë karakteristikat kryesore që e tërheqin publikun  në koncertet e tij gjithkund në botë. Merr pjesë si solist në recitale, por edhe me orkestër simfonik të Baltimorit, Filharmonisë çeke, Filharmonisë së qytetit Dizhon, orkestri shtetëror Ermitazh nga Sankt Peterburg, Filharmonia “Panon” dhe “Filharmonia e Zagrebit. Rregullisht merr pjesë  me ansambël të vargut “Solistët e Zagrebit” dhe është themelues i Trioto gitarave “Elogio”.

Kritiku Kolin Kuper e quan Çekun “solist me performanca më të larta”, cilësia e cila i sjell fitime në shumë gara internacionale për kitarë mes të cilave më prestigjioze janë gjithsesi  gara “Parkening” në Malibu, SHBA “Shadt” (Alentaun, SHBA), “Biazini” dhe “Pitaluga” në Itali.

Petrit Çeku ka lindur në vitin 1985 në Prizren, orët e para në kitarë i ka mësuar  nga Luan Sapunxhiu, dhe në vitin 2002 shpërngulet në Zagreb prejse merr ftesë të mësojë  me Xhevdet Sahatxhinë. Në vitin 2008 diplomon në Akademinë muzikore  në Zagreb  në klasën e Darko Petrinjak, ndërsa vazhdon të studiojë  me kitaristin e madh Manuel Barueko ku në vitin 2013 i përfundon studimet. Nga viti 2019 Çeku  ligjëron muzikë  kamertale për kitarë në Universitetin për muzikë dhe arte në Grac.

Në programin në koncertin e sontëm janë veprat për kitarë të Bah, Mocart, Betoven, Listesh. Koncerti do të mbahet në skenën e kishës  katedrale “Sveta Sofija” me fillim në terminin standard të festivalit prej orës 21:00. sa/

Back to top button
Close
Close