0_Magazinë.PortalKurioziteteSvet.Slajder

Kinezi ka vrapuar maratonë në dhomën e ndejës

Atleti pasionant kinez, Pan Shancu, vrapoi ultra-maratonë në dhomën e ndejës pasi u mbyll në banesë nga frika e koronavirusit, duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të qëndronte i përgatitur fizikisht

Pekin, 18 shkurt 2020 (MIA) – Atleti pasionant kinez, Pan Shancu, vrapoi ultra-maratonë në dhomën e ndejës pasi u mbyll në banesë nga frika e koronavirusit, duke u përpjekur në mënyrë të dëshpëruar të qëndronte i përgatitur fizikisht.

Qeveria kineze në mënyrë agresive i nxitë njerëzit që të ushtrojnë në përforcimin e imunitetit dhe të luftojnë epideminë që deri më tani ka marrë më shumë se 1.790 jetë njerëzish dhe shkaktoi shqetësim dhe panik global.

Shansu do të fitojë me lehtësi medalje ari jozyrtar, pasi vrapoi 66 km në 6 orë e 41 minuta. Aplikacioni i tij me të dhëna vërteton të gjitha këto, ndërsa atleti gjithashtu regjistroi edhe video se si vrapon nëpër mobilie në apartament.

“Në fillim ishte pak në kokën time, por u mësova pas kaq shumë xhirove”, tha 44 vjeçari nga Hangxhou.

Në një rast tjetër, ai vrapoi gjithsej 30 kilometra edhe atë në banjën e tij, duke transmetuar tërë këtë në internet. Ai thotë se me këto shembuj dëshiron të inkurajojë njerëzit e tjerë që tani janë “gozhduar” në shtëpitë e tyre.

Autoritetet kineze kanë nisur fushatë të posa[me në të cilën olimpikët e tyre demonstrojnë para popullatës se si të qëndrojnë “fit” në “robëri të përkohshme” në shtëpitë e tyre nga frika e koronavirusit. bs/fab

Back to top button
Close
Close