BotëBotë.Portal

Kina me demant se nuk e ka informuar me kohë OBSH-në për Kovid-19

Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Xhao Lixhian, i ka hedhur poshtë thëniet e agjencisë amerikane AP, se Kina nuk e ka informuar me kohë Organizatën botërore të shëndetësisë për koronavirusin e ri.

Pekin, 3 qershor 2020 (MIA) – Zëdhënësja e Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme, Xhao Lixhian, i ka hedhur poshtë thëniet e agjencisë amerikane AP, se Kina nuk e ka informuar me kohë Organizatën botërore të shëndetësisë për koronavirusin e ri.

Ajo theksoi se raporti i agjencisë së lajmeve nuk është i vërtetë.

Paraprakisht, AP publikoi incizime nga mbledhja e OBSH-së, ku agjenciua ka pasur qasje, ku gjoja treguan se kjo organizatë shumë vështirë i ka marrë informatat e nevojshme nga Kina në fillim të pandemisë së koronavirusit të ri, që është në kundërshtim me lëvdatat në fillim, të cilat OBSH-ja ia dërgonte Pekinit. Incizimet tregojnë se si përfaqësues zyrtarë në video-takim më 6 janar ankohen se Pekini nuk i ndan me botën informatat e nevojshme për vlerësimin e rrezikut nga virusi. bsh/

Таг
Back to top button
Close
Close