EvropëEvropë.Portal

Kina insiston që gazeta daneze të kërkojë falje për shkak të karikaturës për virusin

Ambasada kineze në Kopenhagë ka kërkuar nga gazeta me tirazh më të madh danez të kërkojë falje për karikaturën për virusin më të ri korona, i cili konsiderohet si fyerje për Kinën.

Kopenhagë, 28 janar 2020 (MIA) – Ambasada kineze në Kopenhagë ka kërkuar nga gazeta me tirazh më të madh danez të kërkojë falje për karikaturën për virusin më të ri korona, i cili konsiderohet si fyerje për Kinën.

Karikatura e tregon flamurin kinez me simbole të cilat ngjajnë me virusin në vendin ku do të duhet të jenë yjet, ndërsa redaktori i gazetës “jilands Posten” tha se kanë pasur ndërmend ta përqeshin Kinën.

“Nuk mund të kërkojmë falje nëse mendojmë se nuk kemi bërë asgjë të keqe”, deklaroi redaktori.

Ambasada kineze ka shprehur revoltë të ashpër dhe vlerësoi se karikatura, e cila u publikua dje në edicionin e shtypit të gazetës është fyerje për Kinën.

Kina konfirmoi se nga virusi korona deri më tani jetën e kanë humbur 106 persona, ndërsa janë infektuar 4.500 të tjerë.

Gazeta daneze “Jilands Posten” në vitin 2005 publikoi 12 karikatura të profetit Muhamed, që shkaktoi tërbim nëpër botën islame sepse ata besojnë se profeti Muhamed nuk duhet të shfaqet në asnjë mënyrë. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close