BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Kina do t’i hakmerret SHBA-së nëse dëbon gazetarët kinez

Kina do të ndërmarrë masa për hakmarrje nëse të gjithë gazetarët kinez me seli në SHBA detyrohen të braktisin vendin, ka deklaruar kryeredaktori i "Global Tajms", Hy Ksijin.

Pekin, 4 gusht 2020 (MIA) – Kina do të ndërmarrë masa për hakmarrje nëse të gjithë gazetarët kinez me seli në SHBA detyrohen të braktisin vendin, ka deklaruar kryeredaktori i “Global Tajms”, Hy Ksijin.

“Pasi pala amerikane nuk i rinovon vizat e gazetarëve kinez, pala kineze është përgatitur për skenarin më të keq se të gjithë gazetarët kinez duhet ta lëshojnë SHBA-në”, ka shkruar Hy në Tuiter.

Ai ka theksuar se pala kineze, nëse ajo ndodhë, do të hakmerret, përfshirë edhe gazetarët amerikanë me seli në Hong Kong.

“Global Tajms” është gazetë e partisë komuniste qeveritare kineze. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close