EvropëEvropë.Portal

Kim Tora paralajmëron zgjedhje të parakohshme në Katalonjë

Kryeministri i Katalonjës, Kim Tora sot deklaroi se planifikon të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare në provincën spanjolle

Madrid, 29 janar 2020 (MIA) – Kryeministri i Katalonjës, Kim Tora sot deklaroi se planifikon të shpall zgjedhje të parakohshme parlamentare në provincën spanjolle.

Ai shtoi se zgjedhjet do të shpallen pasi parlamenti rajonal ta miratojë buxhetin e Katalonjës për këtë vit, por nuk precizoi një datë.

Mandati i qeverisë aktuale katalonase, skadon në vitit 2021, por Parlamenti krahinor të hënën e hoqi Torën nga mandati i tij parlamentar, sepse ai i injoroi rregullat e rrepta të propagandës elektorale të Spanjës. ls/fab

Таг
Back to top button
Close
Close