EvropëEvropë.Portal

Këshilltari i Qeverisë britanike ka dhënë dorëheqje për shkak të shkeljes së rregullave të izolimit

Këshilltari i Qeverisë britanike, epidemiologu Nill Ferguson ka dhënë dorëheqje pasi i ka shkelur rregullat për izolim dhe u takua me partneren e tij.

Londër, 6 maj 2020 (MIA) – Këshilltari i Qeverisë britanike, epidemiologu Nill Ferguson ka dhënë dorëheqje pasi i ka shkelur rregullat për izolim dhe u takua me partneren e tij.

Profesori Ferguson, i cili këshilloi kryeministrin britanik Boris Xhonson të vendoste masa karantine dhe “u mbante ligjërata” qytetarëve që ata duhet t’i respektojnë masat e rrepta të izolimit social, dha dorëheqje si këshilltar sepse lejoi partneren e tij, e cila është e martuar, ta vizitojë atë në shtëpinë e tij, shkruan britanikja “Telegraf”.

“E pranoj që kam bërë gabim në vlerësimin tim dhe kam vepruar gabim. Për këtë, dhashë dorëheqje nga SAGA. U solla ashtu me bindjen se isha imunë prej se dola pozitivë në testimin për koronavirus, pas së cilës u izolova plotësisht për gati dy javë. Më vjen keq thellësisht për çdo minim të mesazhit të qartë se distanca fizike është e nevojshme vazhdimisht për të kontrolluar këtë epidemi shkatërrimtare. Udhëzimet qeveritare janë të qarta dhe ekzistojnë për të na mbrojtur të gjithë neve”, tha Ferguson.

Ai është një nga anëtarët më të spikatur të SAGA, dhe në mes të muajit mars paralajmëroi se 250.000 njerëz mund të vdisnin nëse Britania e Madhe nuk vendoste masa për distancë fizike mes njerëzve, transmeton Skaj Njuz. bs/mb/

Таг
Back to top button
Close
Close