Botë

Këshilltari ekonomik në Shtëpinë e Bardhë, Haset: Situata me ekonominë amerikane është me të vërtetë serioze

Goditja mbi ekonominë amerikane si rezultat i pandemisë së koronavirusit është shok me përmasa historike, me ç'rast papunësi me siguri do të rritet në 16 për qind dhe shteti do të detyrohet në simulime shtesë, paralajmëroi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

Uashington, 27 prill 2020 (MIA) – Goditja mbi ekonominë amerikane si rezultat i pandemisë së koronavirusit është shok me përmasa historike, me ç’rast papunësi me siguri do të rritet në 16 për qind dhe shteti do të detyrohet në simulime shtesë, paralajmëroi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë.

“Situata është me të vërtetë serioze,”deklaroi këshilltari i presidentit amerikan Donald Tramp, Kevin Haset për Ej Bi Si

“Mendoj se një tronditje e tillë nuk është parë asnjëherë në ekonominë tonë. Do të jemi dëshmitarë të afrimit të shkallës së papunësisë drejt niveleve të regjistruara gjatë Depresionit të madh të viteve 1930”, shtoi Haset.

Ai vlerëson se “shkalla e papunësisë me siguri do të arrijë rreth 16 për qind ose më shumë në raportin e ri për punë të prillit, i cili do të publikohet më 8 maj”.

“Do të duhet të marrim masa vërtet serioze për t’i bërë njerëzit përsëri optimistë,” tha këshilltari i Trampit.

Sipas tij, gjithashtu, pritet rënia e BPV-së në tremujorin e dytë të jetë “numër i madh”.

“Me siguri situata do të duket serioze në disa muajt e ardhshëm. Do të jemi dëshmitarë të një numri të paparë të ulët”, theksoi Haset, duke aluduar në treguesit amerikanë ekonomikë. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close