BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Këshilltarët e Trampit nuk mund të dakordohen për planin përfundimtar për aneksimin e Bregut Perëndimor

Këshilltarët më të afërt të presidentit amerikan Donald Tramp nuk mund të dakordohen nëse do ta mbështesin planin e Izraelit për aneksim të pjesëve nga Bregu Perëndimor i okupuar.

Uashington, 26 qershor 2020 (MIA) – Këshilltarët më të afërt të presidentit amerikan Donald Tramp nuk mund të dakordohen nëse do ta mbështesin planin e Izraelit për aneksim të pjesëve nga Bregu Perëndimor i okupuar.

Palestinezët kanë për qëllim në atë territor të krijojnë shtetin e tyre.

Pavendosmëria e administratës amerikane mund të ndikojë në fillimin e çdo aksioni të kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu.

Shtëpia e Bardhë kumtoi mbrëmë se konsultimet me autoritetet izraelite do të vazhdojnë pasi ata u përpoqën të formojnë një propozim për të zbatuar planin e Trampit për  marrëveshje paqeje izraelitë-palestineze në janar, i cili parashikon aneksimin.

Vendimi i administratës së Trampit për të aneksuar mund të ndryshojë qëndrimin e SHBA për Lindjen e Mesme dhe të ndikojë në mbështetjen e ungjillorëve për Trampin, gjë që është shumë e rëndësishme për të në vitin e zgjedhjeve.

Pothuajse e gjithë bashkësia ndërkombëtare ka kundërshtuar aneksimin, por shumë mbështetës të Trampit në Shtetet e Bashkuara e mbështesin me gjithë zemër atë.

Shtyrja e vendimit u njoftua një ditë pas bisedimeve në mbështetje të qëllimit që Njetanjahu të vendos sovranitetin mbi pjesë të mëdha të Bregut Perëndimor.

Një përfaqësues i administratës deklaroi se ambasadori amerikan në Izrael Dejvid Fridman dhe i dërguari i posaçëm për Lindjen e Afërt Avi Berkoviç do të arrijnë në Izrael për diskutim të mëtutjeshëm. sn/

 

Back to top button
Close
Close