BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Këshilltarët e Guaidos nga SHBA-ja kanë dhënë dorëheqje pasi nuk pati sukses plani për rrëzimin e Maduros

Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Huan Guaido deklaroi sot se dy këshilltarët e tij politikë nga SHBA-ja kishin dhënë dorëheqjen pasi dështoi plani i tyre për arrestimin e presidentit socialist të Venezuelës, Nikolas Maduro.

Karakas, 12 maj 2020 (MIA) – Udhëheqësi i opozitës së Venezuelës, Huan Guaido deklaroi sot se dy këshilltarët e tij politikë nga SHBA-ja kishin dhënë dorëheqjen pasi dështoi plani i tyre për arrestimin e presidentit socialist të Venezuelës, Nikolas Maduro.

Guaido tha se ai kishte pranuar dorëheqjet e Huan Hoze Randon dhe Serhio Vergara, të cilët e kishin angazhuar ish-anëtarin e Forcave speciale të Ushtrisë amerikane, Xhordan Gudro, për të udhëhequr ekipin që do ta arrestonte Maduron.

Pasi ajo marrëveshje nuk pati sukses, Gudro u përpoq më 3 maj vetë të kryejë sulm në plazhin afër Karakas, i cili dështoi.

Autoritetet venezueliane komunikuan se ata kanë vrarë të paktën gjashtë “mercenarë” të paditur dhe kanë arrestuar të paktën 40 prej tyre, duke përfshirë dy ish-ushtarë amerikanë të ndërlidhur me kompaninë amerikane “Silverkorp” të Gudros me seli në Florida.

Maduro pohon se qëllimi i misionit ishte atentati ndaj tij.

Guaido, i cili është njohur si presidenti i përkohshëm i Venezuelës nga SHBA-ja dhe rreth 60 vende të tjera, mohon të jetë pjesë e komplotit, por është gjendur nën presion nga të paktën një parti opozitare për të shpjeguar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

Nga ana tjetër, Gudro ka publikuar, siç pohon ​​një video sekrete të Guaidos gjatë një takimi në të cilin u nënshkrua marrëveshja për arrestimin e Maduros.

Ekipi i Guaidos tha se “i ka pranuar dorëheqjet e zyrtarëve dhe i falënderoi ata për përkushtimin e tyre ndaj Venezuelës”. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close