EvropëEvropë.Portal

Këshilli shkencor francez “nuk e kundërshton” raundin e dytë të zgjedhjeve komunale në qershor

Këshilli shkencor francez për luftë kundër koronavirusit të ri sot kumtoi se në qershor mund të organizohet raund i dytë i zgjedhjeve komunale, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Paris, 19 maj 2020 (MIA) – Këshilli shkencor francez për luftë kundër koronavirusit të ri sot kumtoi se në qershor mund të organizohet raund i dytë i zgjedhjeve komunale, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

Raundi i dytë i zgjedhjeve ishte caktuar për 22 mars, por është shtyrë për shkak të pandemisë.

Këshilli theksoi se do të jetë i nevojshëm vlerësim i ri shëndetësor 15 ditë para mbajtjes së raundit të dytë të zgjedhjeve.

Pushteti ekzekutiv i parashikon që zgjedhjet të mbahen më 21 ose 28 qershor.

Liderët e partive pritet të mërkurën në Matinjon (selia e kryeministrit) të bisedojnë për këtë vendim. ls/shk/

Back to top button
Close
Close