0_Maqedoni.Portal0_Web_Ballina - Sllajder0_Web_Përzgjedhja e redaktoritMakedonija.SlajderPolitikë

Këshilli i Sigurisë vendos për gjendjen e jashtëzakonshme

Në vilën presidenciale "Vodno" ka filluar seanca e Këshillit të Sigurisë në të cilën duhet të vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Shkup, 30 maj 2020 (MIA) – Në vilën presidenciale “Vodno” ka filluar seanca e Këshillit të Sigurisë në të cilën duhet të vendoset për vazhdimin eventual të gjendjes së jashtëzakonshme.

Sot ka qenë dita e fundit kur skadon afati i tretë- dyjavor i gjendjes së jashtëzakonshme të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski.

Në seancë, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit, me ftesë të presidentit Stevo Pendarovski, i ftuar është edhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, bën të ditur Kabineti i shefit të shtetit.

Presidenti Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.

Vendimet e shefit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën ta pakonfirmuara nga Kuvendi, pas shpërndarjes së saj.

Nëse përbërja parlamentare nuk ishte shpërnda, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej të sjell vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme siç e parasheh Kushtetuta.

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e procedurës për vlerësim të kushtetushmërisë dhe ligjjshmërisë së tyre. fab/

Таг
Back to top button
Close
Close