0_Maqedoni.PortalMakedonija.SlajderPolitikë

Pendarovski: Do të marr vendim për gjendje të re të jashtëzakonshme 14-ditore

Presidenti Stevo Pendarovski pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë paralajmëroi se do të marr vendim për gjendje të re 14-ditore të jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi nga nesër.

Shkup, 30 maj 2020 (MIA) – Presidenti Stevo Pendarovski pas përfundimit të seancës së sotme të Këshillit të Sigurisë paralajmëroi se do të marr vendim për gjendje të re 14-ditore të jashtëzakonshme, e cila do të hyjë në fuqi nga nesër.

Marrja e këtij vendimi, tha ai, ka për qëllim vetëm t’i mundësojë Qeverisë dhe institucioneve të përballen në mënyrë efektive, para se gjithash me, siç tha ai, sfidat shëndetësore, por edhe ekonomiko-sociale të ndërlidhura me krizën e shkaktuar nga koronavirusi dhe nuk duhet të sillet në korrelacion me procesin zgjedhor.

Gjendja e jashtëzakonshme 14-ditore e tretë, për shkak të pandemisë me koronavirusin përfundon  sot, të cilën e shpalli presidenti Stevo Pendarovski më 15 maj.

Presidenti Pendarovski, duke filluar nga 18 marsi deri tani ka sjell tre vendime për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Dy të parat në kohëzgjatje prej nga 30 ditë, ndërsa e fundit prej 14 ditësh.

Vendimet e shefit të shtetit për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme mbetën ta pakonfirmuara nga Kuvendi, pas shpërndarjes së saj.

Nëse përbërja parlamentare nuk ishte shpërndarë, në vend të presidentit Pendarovski, Kuvendi do të duhej të merrte vendim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, siç e parasheh Kushtetuta.

Dy vendimet e para për gjendje të jashtëzakonshme ishin kontestuar nga Gjykata Kushtetuese, por ajo vendosi se nuk ka bazë për ngritjen e procedurës për vlerësim të kushtetutshmërisë dhe ligjjshmërisë së tyre. mb/

Таг
Back to top button
Close
Close