BotëBotë.PortalSvet.Slajder

Këshilli i Sigurimit të KB-së ka refuzuar kërkesën e SHBA-së për të vendosur sërish sanksione ndaj Iranit

Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të KB-së, ambasadori i Indonezisë në Organizatën botërore, Dijan Trasjah Xhani, ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur përsëri sanksione ndaj Iranit pasi ato u hoqën në vitin 2015 sipas marrëveshjes bërthamore.

Nju-Jork, 26 gusht 2020 (MIA) – Kryesuesi i Këshillit të Sigurimit të KB-së, ambasadori i Indonezisë në Organizatën botërore, Dijan Trasjah Xhani, ka refuzuar kërkesën e administratës së presidentit amerikan Donald Tramp për të vendosur përsëri sanksione ndaj Iranit pasi ato u hoqën në vitin 2015 sipas marrëveshjes bërthamore.

Xhani, ambasadori në OKB nga Indonezia i cili mban presidencën me rotacion të KB-së për këtë muaj, njoftoi refuzimin e sanksioneve në përgjigje të pyetjes nga Rusia dhe Kina.

Ai tha se nuk kishte konsensus në Këshillin e Sigurimit të KB-së për rivendosjen e sanksioneve për Teheranin.

“E qartë është për mua se ka një anëtar që ka pozicion të caktuar për këtë çështje, ndërsa një numër i konsiderueshëm i anëtarëve kanë pikëpamje të ndryshme”, tha Xhani gjatë takimit virtual të Këshillit të Sigurisë për Lindjen e Mesme.

Siç transmetojnë agjencitë e huaja, kjo do të thotë që Këshilli i Sigurimit të KB-së, gjatë presidencës një mujore të Indonezisë, nuk do të ndërmarrë veprime të mëtejshme pas kërkesës së SHBA-së për rivendosjen e sanksioneve mbi Iranin. bs/fab

Таг

Провери го и ова

Close
Back to top button
Close
Close