EvropëEvropë.PortalSvet.Slajder

Këshilli i Evropës paralajmëroi për bioterrorizëm pas pandemisë së Kovid-19

Këshilli i Evropës paralajmëroi për rritje eventuale të përdorimit të armës biologjike, siç janë viruse ose baktere, në botën post-koronavirus.

Berlin, 25 maj 2020 (MIA) – Këshilli i Evropës paralajmëroi për rritje eventuale të përdorimit të armës biologjike, siç janë viruse ose baktere, në botën post-koronavirus.

Ekspertët për siguri pranë Këshillit të Evropës sot theksuan se kriza globale shëndetësore mund në të ardhmen ta rritë përdorimin e armës biologjike nga ana e terroristëve.

“Pandemia me Kovid-19 tregoi sa është e cenueshme shoqëria bashkëkohore ndaj infeksioneve virusale dhe efektet e tyre”, theksohet në kumtesën e Komiisonit për luftë kundër terrorizmit pranë KE-së.

Sipas ekspertëve, nuk ka arsye që të besohet se grupet terroriste do t’i harrojnë mësimet nga kjo pandemi, duke shtuar se “dëmet do të jenë të shpejta dhe potencialisht globale”.

Agjencitë gjermane të sigurisë ende nuk zbulojnë nëse janë në vijim sulme të tilla, shtohet në kumtesë.

Përdorimi i qëllimshëm i shkaktarëve të sëmundjeve, siç janë viruset dhe bakteret, me qëllim që të kryhet sulm terrorist “mund të jenë jashtëzakonisht efikase”.

Dëmet për njerëzit dhe ekonomitë mund të jenë “dukshëm më të mëdha” se ato të sulmit “tradicional” terrorist.

Ata apeluan deri tek vendet evropiane të reagojnë më fuqishëm dhe në mënyrë të koordinuar në këtë kërcënim.

Sekretari i përgjithshëm i KB-së, Antonio Guteresh muajin e kaluar deklaroi se ekziston rrezik i madh nga sulme të bioterrorizmit, qëllimi i të cilit është krijimi i pandemisë së ngjashme me Kovid-19. fb/

Таг
Back to top button
Close
Close